Suedia ndihmon kthimin vullnetar të azilkërkuesve

Suedia ndihmon kthimin vullnetar të azilkërkuesve

– Kjo mundësi ka qenë aktuale tash dy vite dhe nga vlerësimet e bëra karezultuar hapja ndaj vendeve tjera, thot Caroline Henjered, shefe eveprimtarisë për pranim të refugjatëve në Migrationsverket.
Mundësinë e paraqitjes për të shfrytëzuar shuma të caktuara parash ngaEnti për Migrim për kthim vullnetar e kanë pasur azilkërkuesit merefuzime në kërkesat për azil. Kjo vlente për shtetas nga Afganistani,Iraku, Somalia dhe persona nga Rripi i Gazës dhe Brengu Perëndimor.
Por Enti për Migrim tani ka shtuar edhe 20 vende tjera, shumica janë vendeafrikane por edhe pjesë nga Rusia dhe Kosova.
Sa i përketë Kosovës, parashihet që shqiptarët etnik nga veriu i Mitrovicës, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Shtëprcës dheserbët etnik nga veriu i Kosovës dhe minoritetet tjera nga rajoni mund tëkërkojnë ndihma për kthim vullnetar.
Ndihmat kapin shumën prej 30 000 kruna për të rritur mbi 18 vjeç dhe 15000 kruna për fëmijë nën 18 vjeç. Një familje mund të marrë ndihmaderi në 75 000 kruna.
Enti për Migrim ndan deri në 50 milion kruna në vit për realizimin ekthimeve vullnetare.
Enti për Migrim llogarit që deri në fund të këtij viti do të vendosëpër afër 18 000 të ashtuquajtura “lëndë të kthimit”, prej të cilave42 përqind kanë të bëjnë me kthim vullnetar, shumica irakian.Njëkohësisht afër 10 000 lëndë do ti dorëzohen policisë për kthimtë detyrueshëm.
Por Enti për Migrim dëshiron kthim më të madh vullnetar prandaj edheështë shtuar numri i vendeve në regjistrin për kthim dhe meqenëserezultatet e një pune të këtillë kanë dhënë rezultate të mira pritetqë regjistri i vendeve të rritet edhe më shumë.Shuquri Sejdijaj