Ushqim tradicional në Holmlia

Ushqim tradicional në Holmlia

Prezantimi i shqiptarëve me stand shitjeje ushqimi tradicional në Lusetjerndalen në Holmlia/Oslo,më 28 dhe 29 MAJ 2016!

Në kuadër të festivalit vjetor që mbahet ne Holmlia ku organizatorë janë VÆR STOLT, kësaj radhe mundësia i jipet edhe Shoqatës Rilindja, përkatësisht Radio Rilindja në Oslo që të marrë pjesë në shitjen e ushqimit tradicional shqiptarë!
Kjo u arrit falë znj. Dinore Cakaj (politikane shqiptare ne Arbeiderpartiet) që e pa shum të arsyeshme që Radio Rilindja të ndihmohet në këtë drejtim duke e vleresuar lartë kontributin serioz te stafit të radios!

Festivali do të mbahet me datë 28 dhe 29 maj 2016 ( e shtunë dhe e diel) pra neser dhe pasnesër, duke filluar nga ora 13:00 dhe do te zgjasë deri me ora 21:00

Sponzorë pjesmarrjeje ne kete eveniment internacional janë:
QIKSHN-ja, KLUBI I FUTBOLLIT RILINDJA, ADRIATIC +, ADRIATIK LIVS
( Mundësinë e keni edhe ju qe deshironi te na ndihmoni duke sjell ushqime tradicionale sikurse po i paraqesim ne foto, sepse ushqimet qe nuk na perkasin neve shqiptareve nuk kemi te drejte t`i shesim)

Shpresojmë të na vizitoni dhe perkrahni në këto dy ditë, sepse me nje fjalë po prezantojmë kulturën tonë si shqiptarë dhe njëkohësisht deshirojmë t`i krijojmë një buxhet simbolik Radio Rilindja në Oslo!

Për informata më të hollësishme drejtohuni ne këtë numer: 911 10 838