Tetovë: Prof. DR. Agim VELA zgjidhet rektor i USHT-së për 4 vitet e ardhëshme

Tetovë: Prof. DR. Agim VELA zgjidhet rektor i USHT-së për 4 vitet e ardhëshme

Kolegiumi i përkohshëm I Rektoratit të USHT-së sot ka mbajtur mbledhjen për ushtrues detyre në USHT ku si pas zëdhënsit të përkohshëm të USHT-së Fatmir Ajruli kanë qenë prezent shumica e dekanve . “Sot në mbledhjen e mbajtur ku ishin prezent shumica e dakaneve të Fakulteteve përkatëse unanimisht përshdëntetën dhe mirpëritën vendimin për zgjedhje të DR. Agron Reka ushtrues detyre Rektor I USHT-së” tha në press konferncë zëdhënsi I USHT-së Fatmir Ajruli. Por në anën tjetër senatorët e USHT-së në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë kanë nënshkruar për zgjedhje të rektorit në mënyrë ligjore duke respektuar nenin 119 të Statutit të Universitetit Shtetëror të Tetovës . Nga numri I përgjithshëm 15 senatorve 12 kanë qenë pro Prof.dr Agim Velës për rektor dhe 3 për kundërkandidatin Prof.dr Miftar Ziberin thuhet në raportin e lëshuar nga komisoni zgjedhor I përbër nga Prof Dr. Remzi Izairi, Prof.dr Galip Veliu dhe student Arianit Sallahi. Ndërsa UD.Dr. Agron Reka nuk njeh vendimin e senatorve sepse nga data 02 korrik 2009 nuk egziston senat në USHT. “Nga data 02.Korrik 2009 nuk ka senat në USHT, senat jam unë” tha Dr Agron Reka tani ushtrues detyre rektor I përkoheshëm në USHT.Ai më tej tha se shqiptarët duan Universitet legal. “Shumë njerëz kanë sakrifikuar që ky universitet në rend të parë të themelohet e më pas të legalizohet dhe është për të ardhur keq se si njerëz që thiren në sakrifikicë, dëshirojnë që përsëri Universitetin ta nxjerin nga sistemi dh eta bëjnë përësëri jo legal”. Nga ana e udheheqësisë së ma parshme Dr. Agron Reka në Rektoratin e USHT-së ka hyrë më dhunë është marrë zyra e Sekretarit dhe çelsi I zyrës prej Sekretarit të përgjithshëm të USHT-së si dhe në mënyrë të njetë është thyer brava e derës së zyrës së Rektorit dhe është hyrë pa prezencën e Rektorit Prof.Dr. Agim Vela thuhet në komunikatën e Senatit të Universitet Shtetëtror të Tetovës.