Berisha akuzon Ramën për mosnjohjen e rezultateve zgjedhore

Berisha akuzon Ramën për mosnjohjen e rezultateve zgjedhore

Në një konferencë për media, të cilën e ka mbajtur në selinë blu, kryeministri Berisha ka akuzuar Ramën dhe njerëzit e tij se janë autorët e “akteve të turpshme”, që po ndodhin në qendrat e numërimit në Fier dhe në Rrogozhinë. Ai ka ftuar kundërshtarin e tij politik që të ruajë gjakftohtësinë dhe të presë i qetë përfundimin e procesit të numërimit të kutive të mbetura. Gjithashtu, kryeministri Berisha ka informuar opinionin se me rritjen e tensionit ka urdhëruar mbështetësit, anëtarët apo simpatizantët e PD-së që të largohen nga territori ku numëroheshin votat. Vetëm pak çaste pas deklaratës se liderit demokrat për situatën e tensionuar në Fier dhe bllokimin e procesit në disa zona të tjera, ka reaguar edhe lideri socialist. Në një konferencë për media, Rama ka theksuar se kundërshtari i tij politik, Berisha, po tenton me dhunë të zgjatë procesin e numërimit të votave. Duke bërë thirrje për ruajtjen e gjakftohtësisë, Rama, ka thënë se PS-ja do të kontestojë rezultatin në Shkodër, në Berat dhe në Fier në përputhje me të gjitha rrugët e mundshme ligjore.