Tadiç së shpejti vizitë në Kosovë

Tadiç së shpejti vizitë në Kosovë

Lajmin për vizitë e bëri te ditur vete kreu i shtetit serb gjate nje interviste per televizionin publik te Serbise, RTS. Sipas Tadic, vizita ka per qellim qe te tregoje se shteti i udhehequr prej tij nuk e ka ndermend te heqe dore nga Kosova apo sic ka thene ai, krahina e saj jugore. Boris Tadic deklaroje qe kete vit qeveria serbe ka arritur fitore te rendesishme diplomatike derisa Serbise nuk i eshte vene si kusht Kosova per t’u integruar ne BE. Presidenti serb gjithashtu i tha televizionit serb se «eshte e qarte qe edhe ato shtete evropiane qe nuk e kane ne plan te terheqin njohjen e Kosoves nuk do e detyrojne Serbine ta njohe Kosoven. Kjo vizite u paralajmerua nga Boris Tadic pak dite pasi Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, hodhi poshte mundesine qe t’i dergoje ftese presidentit serb. Fatmir Sejdiu eshte ne pergatitje te nje samiti te Presidenteve te Rajonit i cili pritet te mbahet ne qytetin e Prizrenit. Ende nuk ka nje date te konfirmuar se kur do mbahet ky samit, por besohet se pergatitjet po behen per mesin e muajit janar te 2010 kur pritet qe Kosoven ta vizitoje edhe Presidenti ne largim i Kroacise, Stipe Mesic. /top-channel/