Shkup, ‘Dosjet’, KVF kërkon dosjet origjinale të tre funksionarëve të BDI-së

Shkup, ‘Dosjet’, KVF kërkon dosjet origjinale të tre funksionarëve të BDI-së

Por, derisa Komisioni pret përgjigje për të vërtetuar ose jo dosjet e funksionarëve të BDI-së, ish nëpunësi i UDB-së Nafi Çegrani, nuk mundi të jepë përgjigje të prerë rreth origjinalitetit të tyre. Një është e sigurt, tha Çegrani, vulat e dosjeve janë origjinale. “Vulat këndej i shoh janë origjinale, pasi janë të kohës pas ‘81 që unë më nuk kam qenë në shërbim, kam qenë nëpër burgje atëherë. Ndoshta mund të ketë më vonë ndonjë ndryshim formularësh dokumentacioni. Stema fakt është që është origjinale. Kur ka raport, kur është raporti zyrtar i një informatori ai shkon nëpër zyrat e kryeshefave edhe ato shkruajnë kështu nga një sugjerim, vërejtje. Nuk i kam të njoftuara këto sa i përket faktit se a janë origjinale këto”, deklaroi  Nafi Çegrani, ish nëpunës i UDB-së.Çegrani tha më tej se çdo raport zyrtar që është i një shërbimi sekret, kur e bën dikë informator, ai shkon nëpër zyrat e kryeshefave të cilët njoftohen me përmbajtjen e atij raporti. Më tej ata janë të obliguar që zyrtarisht raportin ta parafojnë me nënshkrimin e vet. Nëse kanë ndonjë sugjerim apo direktivë, e shkruajnë në faqen e atij raporti. “Tani ashtu raporti unë nuk mund të shoh këtu. Në fakt ka ngjashmëri nëse nuk është bërë ndonjë kombinim i fotokopjes. Këtu edhe shkruan se janë marrë nga një mikrofilm” , theksoi Nafi Çegrani, ish nëpunës i UDB-së Edhe përkundër deklaratës së Çegranit se vulat në tre dosjet e funksionarëve të lartë të BDI-së janë origjinale, autenticitetin e dosjeve duhet të vërtetojë Komisioni për verifikimin e fakteve.  PDSH-ja e Thaçit dhe BDI-ja e Ahmetit për një javë rresht akuzonin njëra tjetrën për rastin e dosjeve. Për BDI-në, dosjet janë fabrikuara nga partia e Thaçit, ndërsa nga atje paralajmërojnë se do të nxjerrin edhe dosje tjera për funksionarët e BDI-së.  Shkëlzen Aqifi