Prishtinë, PDK mbyllë dyert, mban mbledhje për krizën politike

Prishtinë, PDK mbyllë dyert, mban mbledhje për krizën politike

Zyrtarë të lartë të kësaj partie kanë deklaruar për “Zhurnal” se PDK-ja ka caktuar orën 14 e 30 minuta të ditës së sotme në mënyrë që të mbajë mbledhjen e vet për të diskutuar hapat që duhet ndërmarrë.
Diskutimet pritet të qartësojnë pozicionin e saktë të kësaj partie nëse do të vendoset që të kërkohen zgjedhje të jashtëzakonshme në dhjetor, Qeveri teknike apo të mbahen ato që janë paralajmëruar për 13 shkurt 2011.
Ndërkohë, Presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi ua ka lënë partive që të merren vesh ndërmjet vete, në mënyrë që ai më pastaj të vendosë se si do të veprojë.
“Është krijuar një krizë institucionale, zgjidhja e së cilës varet nga partitë politike që janë në parlament, por jam i bindur që ka mundësi të shkurtohet kriza institucionale në afat kohor”, tha sot Krasniqi, pas një takimi me një delegacion të Bundestagut gjerman