Promovim libri në Shoqatën Besa në Oslo

Promovim libri në Shoqatën Besa në Oslo

Më datë 6. maj 2012 duke filluar nga 15:00, në lokalet e shoqatës Besa në Oslo, do te paraqitet libri i autores Myrvete Mehmetit, «Kuajt e mjegullës»
Disa për jeten e autores:
Myrvete Mehmeti është një krijuese e mirëfilltë e penës,emër që po ngjitet shkallë- shkallë majave më të larta të poezisë shqipe,një krijuese ,e cila në jetën e përditshme është e qetë,por e thellë ne mendime.Ajo shkruan vargje që lakmohen nga cdo krijues.Nëpër vargjet e saj është pasqyruar bota shqiptare,jeta në mërgim dhe dashuria për njeriun.Edhe lexuesi me përvojë të gjatë e ka të vështirë ta kuptojë frymën e saj krijuese,pasqyruar me figuracion të pasur artistik.
Vjen nga pjesë e atdheut të Kosovës,nga Mitrovica ende e ndarë për të cilën autorja edhe shkruan poezi,shpreh dhembje dhe akuzon.Nga vendlindja e saj e dashur ajo ka marrë me vete traditën dhe kulturën shqiptare,ëndërrimet të cilat e përcjellin edhe në këtë nënqiell nordik.
Si cdo shqiptar edhe Myrvetja një ditë e braktis vendlindjen ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm,e udhëhequr nga dëshira se një ditë ajo do të kthehet atje ku rrezet e diellit ngrohin më mirë se kudo .Po,ja ,fati e bart përtej ëndrrave dhe,ajo përjeton fatin e shumë mërgimtarëve shqiptarë,për fat të keq.të shpërndarë si zogjtë e qiellit,të derdhur nëpër shumë vende të Evropës,edhe në Norvegji.
Bëri jetë në Slloveni,ndërsa jetoi edhe në Austri,Holandë dhe Gjermani. Tash e dhjetë vite jeton në Norvegji.Zotëron në nivel solid gjuhën norvegjeze dhe, përkthen për institucionet norvegjeze kërkesa e lëndë të ndryshme nga gjuha shqipe,gjermane dhe boshnjake. Kjo është edhe një dëshmi për kulturën e saj.
Është moderatore në Radio Zërin e Mitrovicës në Suedi.Është aktive në jetën ltrare. Deri tash është prezantuar para lexuesit shqiptar me vëllimet poetike: ’ ATY KU JANË TË NGUJUARA LUMNITË,2010 dhe, ’KUAJT E MJEGULLES’,e cila doli nga botimi në vitin 2012.