Turneu dhe manifestimi përkujtimor në Halden “Komandant Shemi”

Turneu dhe manifestimi përkujtimor në Halden “Komandant Shemi”

Turneu dhe manifestimi perkujtimor ne Halden “Komandant Shemi”

Shqiptaret e Haldenit, përkatësisht fondi humanitar me ekipin e tyre organizativ edhe kësaj radhe e dëshmuan vehten se janë mikëpritës të mirë dhe dinë të organizojnë manfiestime me karakter humanitar.
Interesi ishte i madh i ekipeve te paraqitura për pjesmarrje ne kët turne dhe ishin 30 ekipe në tërësi… Të rinjët shqiptarë treguan nje maturi dhe kulturë sportive gjat gjithë lojrave ditën e shtunë dhe sot ku sapo edhe perfundoi finalja ku dhe fitues per këtë vitë doli ekipi i “Dardania”.
Kurse vendin e dytë e zuri ekipi Prishtina dhe at të tretin “Safeti Reisen”. Dhuratat per ekipet i ndau ish perfaqesuesi politik i UCK- së njeherit edhe aktivist i denjë z. Nufri Lekaj.
 
Gjitha të mirat materiale qe  arritën shumën diku 50. 000 kr. do te ju dedikohen skamnoreve në Kosovë.
Në kuadër të të turneut, u bë edhe përkutjimi i 13 pranverave nga rënia e deshmorit Shemsi Ahmetit perndryshe Komandant i brigadës së Zones Operative të Shalës, dhe njësisë speciale.
Programi ishte pergaditur aq ne nivel me paraqitje vizuele në projektor te nje monologu kushtuar Komandant Shemit, te pergaditur nga Radio Rilindja,  këndimi i hymnit kombëtar, dhe paraqitje e video kenges kenduar nga kengetarja e famshme Shkurte Fejza pra ne dedikim te rënjes heroike te komandantit.
U thanë shum fjalë per te madhin komandant Shemin, duke filluar nga z.Nuhi Demiri, ishperfaqesuesi politik i UCK-së z. Nufri Lekaj, krijuesi letrar Imri Trena, poashtu edhe nga përfaqësuei i fondit humanitar te Haldenit z. Qamil Haklaj dhe më në fund u ftua qe te merr fjalën vëllau i dëshmorit , z. Bashkim Ahmeti-t.
Programin e begatuan me këngë, valle e recitime, grupi folklorik “Rilindja” nga Oslo , këngëtaret Ramë Gashi dhe Sabedin Shabani –Aga.
Programi u moderua nga stafi i Radio Rilndjes z. Metush Bajrami  dhe pergjgjesit te teknikes Rexhep Shehu, kurse moderaorja e Radio Rilindjes regjistroi me diktafonin e saj disa intervista nga te pranishmit ne ket manifestim.
Organizatoret e turneut dhe manifestimit kulturor kombetar u ndane te kenaqur  dhe per Radio Rilindjen u deklaruan se te hollat e tubuara nga ky takim i radhes  do te jene pjese e fondit ne dedikim te ndertimit te shtepive ne Kosove apo trojet tona etnike.
Stafi i Radio Rilindjes ishte gjatë gjithë kohes aty dhe u ndamë të kënaqur me nikoqirët zemër gjere dhe shembull ne diasporen shqiptare te Norvegjisë.