PDSH reagon ndaj anashkalimit të Presidentit kosovar z. Fatmir Sejdiu

PDSH reagon ndaj anashkalimit të Presidentit kosovar z. Fatmir Sejdiu

“Megalomania e qeverisë së Maqedonisë, e me këtë edhe e Ivanovit, i tejkalon përmasat e shqiptarëve të Maqedonisë. Tashmë ky nënçmim ka marë përmasa katastrofale.
Partia Demokratike Shqiptare, kërkon nga Qeveria e Kosovës, Presidenti i Kosovës, Qeveria e Shqipërisë, Presidenti shqiptar, të rishqyrëtojnë qëndrimet e tyre dhe të përgjigjen me reciprotet ndaj këtyre veprimeve megalomane, dhe në këtë mënyrë të dalin në mbrojtje të identitetit të shqiptarëve, nga kjo lojë e rrezikshme që instalon Gruevski dhe Ivanovi.Duke marrë parasysh se kjo qeveri veçmë haptas mbron interesat serbe, do të përgjigjem poashtu me një thënie serbe: “Kur nuk ka respekt, duhet të kthehet në të njëjtën mënyrë, e hiç ma pak, gjithashtu nuk do keni respekt”.
Ne si PDSH apelojmë deri te SHBA-ja dhe BE-ja që të ushtrojnë trysni ndaj Gruevskit dhe Ivanovit që urgjentisht të ndërpresin këtë strategji anti shqiptare.” – theksoi Imer Aliu.