MOSKE-Alexander Rybak i Norvegjisë fitoi Festivalin Europian të Këngës 2009 që u mbajt në Moskë, duke mposhtuar 24 finalistët e tjerë nga i gjithë kontinenti. 23-vjeçari Rybak i lindur në Bjellorusi, e magjepsi audiencën me një këngë optimiste dashurie të quajtur «Fairytale,» të cilën e këndoi duke kërcyer dhe duke i rënë violinës. Fitorja e tij në këtë festival të mirënjohur të muzikës pop ishte mjaft bindëse. Islanda doli e dyta ndërsa Azerbajxhani i treti. Kejsi Tola e Shqipërisë zuri vendin e 17 mes 25 finalistëve, me këngën «Më merr në ëndrrat e tua». Festivali Europian ka një audiencë televizive prej mëse 100 milion shikuesit gjë që e bën ndër ngjarjet më të ndjekura në botë. Rezultatet e këtij viti u përcaktuan me anë të televotave të publikut dhe vendimeve të jurive të përbëra nga ekspertë në të 42 vendet pjesmarrëse. Fitues të njohur të Festivaleve Europiane në vite kanë qenë supergrupi suedez, ABBA dhe kanadezja Selin Dion, e cila fitoi si përfaqësuese e Zvicrës