Nderron jete pronari i Alsat, Vebi Velija

Nderron jete pronari i Alsat, Vebi Velija

Pas nje semundjeje te rende, nderroi jete ne moshen 61 vjecare Vebi Velija, pronar i rrjetit televiziv Alsat ne Maqedoni, Shqiperi dhe Kosove dhe po ashtu pronar i Korporates Rajonale Baallkanike te Industrise dhe Konsulences «Veve Group», si dhe presidenti i institucionit kulturor «Fondacioni Velija». Permes angazhimeve ne ekonomi por edhe pjesemarrjes personale ne forumet nderkombetare e politike, 61-vjecari pergjate dy dekadave te fundit dha kontribut per zhvillimin e lirise, demokracise dhe bashkepunimit rajonal ne te gjithe Ballkanin. Vebi Velija lindi ne 1948 ne fshatin Gradec te Gostivarit ne Maqedoni. Pasi studioi per ekonomi nisi biznesin e tij ne 1971 ne Kroaci. Z.Vebi Velija themeloi radiotelevizonin e pare satelitor shqiptar, rrjetin televiziv Alsat qe transmeton 24 ore programe ne Shqiperi, Maqedoni, Kosove e me tej nepermjet satelitit ne Evrope, Amerike, Kanada e me gjere. Ne 1994 z.Velija themeloi gjithashtu fondacionin «Velija» me bindjen se nje komb mund te mbijetoje me pak ushqim, por kurre me pak kulture. Z.Vebi Velija do te prehet pergjithmone ne vendlindjen e tij, ne Gradec te Gostivarit.