Mirënjohje e merituar për “Meritën e shqiptarëve” znj. Berit Backer

Pas nje iniciative kembengulese,  me 14 Maj u dekorua post-mortum znj. Berit Backer, nga Presidenti Thaqi. Kesaj iniciative qe e kemi marr me Nufriun (dhe kemi ber presion te realizohet), ju gezua shume dhe ju falenderua shume, ambasadori i Norvegjise ne Kosove. Gjithashtu Ministria e Puneve te Jashtme e Norvegjisë dhe shume miq te Berites. Do e vecoj miken e Berites, znj. Gro Holm, e cila eshte gezuar shume. Znj. Gro Holm ne vitin 1988 me instruksione te Berites dhe me ndihmen e veprimtarëve te LPK-s, ne Norvegji dhe Kosove, ka hy ilegalisht ne Kosove dhe ka qendruar ne shtepine tonë, dhe ka mbledhur informata ne teren ne lidhje me gjendjen e jashtzakonshme ne Kosove ne vitin 1988, ne lidhje me perpilimin e nje raporti per gjendjen socio-politike ne Kosove. Me vone znj. Gro Holm ka qene bashkeshorte e Kai Eides, gjatë kohës kur Kai Eide ka vleresuar standardet per Kosoven pranë OKB-së, 17 vite me pas, dhe ne kuader te propozimeve te tij, pranë OKB-s, ka hapur rrugën për zgjidhjen e statusit te Kosovës, në drejtimin e pavarësimit te Kosovës.

Me 14 Maj u priten ne zyren presidentit te Kosovës, bashkpunetoret e ngusht te Berites, Ann Christine Eek, Nufri Lekaj, Shkelzen Kukleci dhe ambasadori i Norvegjise ne Kosovë, te cilëve ju dorezua mirenjohja post-mortum per Beriten.