Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës e kanë lënë të hapur mundësinë e bashkimit të saj me Kosovën, në rast të një ndryshimi të qëndrimit të bashkësisë ndërkombëtare, njofton BBC. Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, tha se në rast të ndryshimit të qëndrimit të bashkësisë ndërkombëtare Lugina e Preshevës do të riaktivizonte referendumin e vitit 1992, me të cilën kërkohet bashkimi me Kosovën. Deklarata e Kamberit pasoi qëndrimin e një ligjvënësi amerikan, Dana Rohrabacher, për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme në Ballkan. /INA/