Kukës, sulmohet familja kosovare. Arrestohet autori 15 vjecar

Kukës, sulmohet familja kosovare. Arrestohet autori 15 vjecar

 

Dy grabitës të pamaskuar kanë ndalur mjetin me të cilin udhëtonte familja kosovare dhe në tentativë për të marrë një nga fëmijët kanë qëlluar duke plagosur nënën 28 vjecare. Policia arreston autorin 15 vjecar, në kërkim tjetri.

Policia e Kukësit ka mundur të arrestojë njërin nga autorët e grabitjes së familjes kosovare në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burime nga policia bëjnë të ditur se i ndaluari është shtetasi 15 vjecar K.S, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për autorin e dytë dhe hetimet përzbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Ora: 13:01- Një familje kosovare që vinte në Shqipëri për të kaluar pushimet ne qytetin e durresit. Dy grabites të pamaskuar kane ndalur mjetin me te cilin udhëtonin kosovaret në vendin e quajtur Ura e Rexhepajt në Kukës, dhe në tentativë për të marrë nje nga femijët kanë qëlluar duke plagosur  shtetasen 28 vjecare, Makfine Berisha. Policia ka shoqëruar disa persona si autorë të mundshëm të ngjarjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit kur shtetasja Makfine Berisha së bashku me dy fëmijët dhe vëllain e saj po udhëtonte në drejtim të Durresit për pushime. Shumë pranë vendit të quajtur Ura e Rexhepajt, pjesë e aksit Tiranë-Kukës-Morinë, dy të rinj të armatosur kanë ndalur makinën dhe kanë tentuar të rrëmbejnë djalin 8 vjecar të Makfine Berishës. Nga dëshmitë e pasagjerëve të makinës, ata nuk kanë kërkuar para apo sende të çmuara, por vetëm djalin vogël. Makfine Berisha ka ndjekur agresorët dhe ka tentuar tu rrëmbejë djalin e saj. Pasi e ka marrë djalin në krahë me forcë, njëri prej tyre ka shtënë me armë në drejtim të saj pas shpine duke e plagosur rëndë. 28 vjecarja ndodhet në spitalin rajonal të Kuësit në gjendje të rëndë, por mjekët sigurojne se është jashtë rrezikut për jetën. Pasagjerët e tjerë janë akomoduar në Kukës dhe po presin përmirësimin e gjendje se Berishës. Dëshmitarët thanë se agresorët kanë qënë të pamaskuar ndaj policia e cila mbërriti në vendngjarje pas ka mësuar më shumë rreth pamjes së tyre fizike ka nisur menjëherë hetimet. Sipas policisë së Kukësit në orën në vazhdim janë bërë shoqërime të disa personave si autorë të mundshëm të ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë. (d.b/BalkanWeb)