Kryeministri Berisha në Francë me ftesë të Sarkozisë

Kryeministri Berisha në Francë me ftesë të Sarkozisë

TIRANE-Kryeministri u nis dje drejt Francës për një vizitë zyrtare, ftuar nga Presidenti i kësaj Republike, Nikolas Sarkozi. Ai pritet të takohet sot në Pallatin Elize me Presidentin Sarkozi, ku do të diskutohen çështje të interesit të përbashkët; anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, procesi i integrimit në BE si dhe Kosova. Berisha do të mbajë një fjalim në një konferencë organizuar nga ‘MEDEF’ (‘Mouvement d’Entreprises de France’), ku do të jenë të pranishëm mbi 30 përfaqësues të kompanive dhe grupeve bankare dhe financiare më të rëndësishme të Francës. Në vazhdim të kësaj vizite, kryeministri Berisha do të zhvillojë dhe një takim me ministrin e Jashtëm të Francës, zotin Bernard Kushner. (s.g/BalkanWeb)