Hakerët sulmojnë rrjetin Facebook

Hakerët sulmojnë rrjetin Facebook

«Faqet aktualisht janë duke u pastruar nga dëmi të cilin e ka shkaktuar sulmi», ka pohuar zëdhënësi i Facebookut, Barry Schnitt. Numri i llogarive të vjedhura të përdoruesve tani për tani është i panjohur. Hakerët deri tek të shifrat kanë ardhur ashtu që kanë depërtuar në llogaritë e përdoruesve të Facebook, nga llogaritë e tyre të e-maileve u kanë dërguar e-maila miqve të tyre në të cilët u kanë bërë thirrje të klikojnë në lidhjet e rrejshme të faqeve të internetit. Qëllimi i këtyre sulmeve është vjedhja e identiteteve dhe dërgimi i e-mailave spam. Schnitt ka thënë se ekipi i sigurisë së Facebook beson se hakerët kanë për qëllim të bëjnë bashkë një numër të madh të identiteteve, e më pas t’i përdorë ato llogari gjatë dërgimit të e-mailave spam, për t’iu dërguar reklama të ndryshme anëtarëve të Facebookut.