Gripi i derrave shpallet pandemi

Gripi i derrave shpallet pandemi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) ka deklaruar një pandemi globale të gripit, pasi që ka mbajtur takim emergjent, sipas raporteve.Kjo do të thotë se gripi i derrave po përhapet në së paku dy rajone të botës me raste në rritje që po shihen në Britani, Australi, Japoni dhe Kile.Shefat e WHO-së thanë se kjo lëvizje nuk do të thotë se virusi po shkaktonte sëmundje më të rëndë apo më shumë vdekje.Virusi i gripit të derrave (H1N1) së pari iu shfaq në Meksikë në muajin prill.Që nga ajo kohë, është përhapur në 74 shtete.Raportet zyrtare thonë se ka pasur 28,000 raste në tërë botën dhe 141 vdekje, ndërsa këto shifra po rriten ditë për ditë.Kjo është pandemia e parë e gripit qe 40 vjet, e fundita ishte gripi i Hong-Kongut i vitit 1968, i cili vrau afër një milion njerëz.Ekspertët nga WHO-ja thonë se pandemia e tashme është e butë dhe po shkaktonte sëmundje të lehtë në shumicën e njerëzve.Një faktor i cili e ndezi lëvizjen në nivelin e gjashtë të pandemisë, ishte fakti se në hemisferën jugore, virusi po duket se po ia kalon gripit normal sezonal.Planifikimi për pandemiKa pasur afro 800 raste të gripit në Britani me disa rajone të Skocisë, të cilat janë goditur posaçërisht rëndë.Qeveria ka mbledhur barna antivirale si tamiflu dhe ka urdhëruar vaksinim.Zyrtari kryesor mjekësor i Britanisë, Sir Liam Donaldson tha se deklarimi i pandemisë nga ana e WHO-së nuk do ta ndryshojë mënyrën se si po përballet Britania me gripin e derrave në këtë moment.“Ne do të vazhdojmë ta hulumtojmë secilin rast që shfaqet dhe t’i trajtojmë të afërmit e tyre me antivirale, edhe nëse ata nuk janë të sëmurë,” tha ai.“Këto viruse të gripit mund të ndryshojnë vijën e tyre të sulmit, andaj kur të hyjmë në sezonin e gripit në vjeshtë dhe dimër në këtë shtet, presim rritje të madhe të numrit të rasteve, dhe duhet të shikojmë për së afërmi për të parë nëse po ndryshon karakteri i virusit,” shtoi ai.Sekretari i Shëndetësisë në Skoci, Nicola Sturgeon tha se lëvizja në nivelin gjashtë do të thotë se shtetet duhet të jenë të gatshme të zbatojnë plane për pandeminë menjëherë, por Britania tashmë po operonte në një “gjendje të lartë gatishmërie.”Eksperti i gripit, profesor John Oxford tha se njerëzit nuk duhet të panikojnë ngase ky shpërthim ishte më i butë se ai i gripave të tjerë në shekullin e kaluar.“Është globale dhe i përmbush kushtet për një pandemi, por mendoj se askush nuk duhet të brengoset, sepse asgjë drastike nuk ka ndodhur në mes ditës së djeshme dhe të sotme.” /BBC/