Mendohej se gjetja eventuale e thesarit të Ali Pashës, do ta ndihmonte këtë vend për dalje nga borxhet. “Nuk gjetëm asgjë”, tha Vaios Ziakas, zyrtar lokal në fshatin Vassiliki, ku ishte zhvilluar operacioni i kërkimit, i financuar nga një person greko-australian. “Kërkuesi i ka paketuar pajisjet dhe është kthyer në Athinë”, i tha AFP-së zoti Ziakas.Sipas tij, kërkuesi Vangelis Dimas, ka premtuar se do të kthehet javën e ardhshme, për ta pompuar ujin dhe vazhduar operacionin. Mediat greke kanë raportuar se kërkuesi, i cili kishte thënë se thesari mund ta ketë vlerën miliona euro, në të kaluarën kishte bërë shpime për të gjetur ari në gadishullin e Peloponezit, por pa sukses.AFP-ja më tutje raporton se Ali Pasha, me origjinë shqiptare, që kishte sunduar në këtë hapësirë për Perandorinë Otomane në shekullin e 19-të, pak kohë para revolucionit grek, me të cilin u mbyll okupimi katër shekullor turk. Ai ishte vrarë në vitin 1822, por thesari i tij nuk ishte gjetur kurrë.