Shqipëria e ka shfaqur njërën prej ndeshjeve më të mira të fazës kualifikuese të Botërorit 2010. Kuqezinjtë, të mërkurën mbrëma në Tiranë barazuan me kryesuesin e Grupit 1, Danimarkën, me rezultat 1:1. Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me mysafirët që patën raste më shumë, derisa në pjesën e dytë u pa vetëm një skuadër në fushë – Shqipëria.Ndryshimet në taktikën e lojës të trajnerit Josip Kuze sollën fryt, ngase kuqezinjtë ishin fantastik në 45 minutëshin e dytë, ku shënuan një gol dhe patën disa raste. “Në pjesën e parë e lejuam kundërshtarin të luante me topin, por në pjesën e dytë e ndryshuam taktikën. Në këtë pjesë luajtëm mirë, luajtëm futboll. E vumë nën presion kundërshtarin, luajtëm në gjysmëfushën e tyre, ndërsa ata luajtën me kundërsulme. Këtë duhet ta tregojmë edhe në ndeshjet e ardhshme”, theksoi pas ndeshjes kroati Kuze.Duke e ditur rëndësinë që kishte fitorja për ta, në pjesën e parë danezët sulmuan më shpesh. Sulmuesi Tomasson e kishte rastin më të mirë në këtë pjesë. Ndërsa, në minutën e 40-të, ata e gjetën golin e avantazhit. Kjo u arrit pas një mosmarrëveshjeje në mes të portierit Samir Ujkani, deri atëherë i pagabueshëm, dhe mbrojtjes, të cilën e shfrytëzoi më së miri sulmuesi Niklas Bendtner, për të shënuar me kokë, 0:1.Sidoqoftë, Shqipëria i tregoi vlerat e veta në pjesën e dytë, e cila u përshkua me një lojë ritmike dhe me plot emocione. Pa kaluar mirë 6 minuta të kësaj pjese, vendësit e barazojnë rezultatin. Fillimisht, mbrojtësi Armend Dallku harkon deri tek Hamdi Salihi, i cili e ndal topin, dhe e ulë për Bogdanin, i cili nga afërsia me lehtësi e barazoi rezultatin, 1:1. Ky ishte goli i 13-të i Bogdanit për Kuqezinjtë, i treti në katër ndeshjet e fundit.Në vazhdim, mikpritësit patën edhe dy raste të mira me anë të mbrojtësve Dallku e Curri, gjuajtjet e të cilëve me kokë shkuan pak pranë portës. “Ishim përgatitur qe 10 ditë për këtë ndeshje. Jemi të kënaqur me barazimin, mirëpo mendoj se i humbëm dy pikë, pasi që patëm raste për të fituar. I falënderoj tifozët për përkrahjen”, u shpreh mbrojtësi i djathtë Armend Dallku, i cili pati paraqitje shumë të mirë. Pas nëntë ndeshjesh të zhvilluara në Grupin 1, Shqipëria ka grumbulluar 7 pikë, prej tyre, një fitore, 4 barazime dhe 4 humbje.Grupi 1 RezultatetMalta – Suedia 0:1Shqipëria – Danimarka 1:1Hungaria – Portugalia 0:1Tabela ND PI1. Danimarka 8 182. Suedia 8 153. Portugalia 8 134. Hungaria 8 135. Shqipëria 9 76. Malta 9 1Vokrri takon Kuzen Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, dhe nënkryetari Agim Ademi, para ndeshjes Shqipëri-Danimarkë, kanë pasur një takim me përzgjedhësin e Kombëtares shqiptare Josip Kuze. Përveç trajnerit kroat, drejtuesit e futbollit kosovar janë takuar dhe me lojtarët e ekipit kuqezi dhe veçmas me futbollistë nga Kosova. “Takimi ka qenë mjaft i frytshëm, ku është biseduar për futbollin kosovar dhe synimet që edhe Kosova të ndërtojë një përfaqësuese të fortë në të ardhmen. Ndërsa, Kuze nga ana e tij ka premtuar se me shumë kënaqësi do të vijë në Kosovë për të përcjellë edhe futbollistët në kampionatin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.