Në takimin e rregullt për zhvillimet në Kosovë, të enjten në New York, ka marrë pjesë edhe Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, Shefi i UNMIK’ut Lamberto Zannier si dhe Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic.Diplomatja amerikane Rosemary DiCarlo ka lavdëruar të arriturat në Kosovë dhe i ka cilësuar shumë të rëndësishme zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Ajo ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje, në veçanti pjesëtarët e komunitetit serb. Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe shfaqi shpresën se procesi i njohjeve për Kosovën do të vazhdojë me shtete të reja. Shprehu përkrahje për EULEX’in, duke theksuar që bashkëpunimi i Misionit të BE’së me Beogradin nuk dëmton sovranitetin e Kosovës.Diplomati britanik bëri thirrje që serbët të marrin pjesë në projektin e decentralizimit dhe në zgjedhjet lokale të nëntorit. “Nuk pajtohemi me Qeverinë e Serbisë se nuk ka kushte që serbët të marrin pjesë në zgjedhje”, tha ai. Përfaqësuesi i Francës deklaroi se një vit e gjysmë pas pavarësisë, është forcuar stabiliteti në Kosovë dhe rajon, dhe se autoritetet e Kosovës po respektojnë të drejtat e pakicave në përputhje me planin Ahtisaari. “Nëse flitet në aspektin e përgjithshëm, Qeveria e Kosovës ka vepruar në mënyrë të përgjegjshme për të përmbushur zotimet e veta”, tha ai. Diplomati francez inkurajojë Prishtinën dhe Beogradin që të përfshihen në dialog sa më shpejt që është e mundshme. Nga ana tjetër, ambasadori rus tha se Qeveria e tij pajtohet plotësisht me qëndrimin serb të shprehur nga Vuk Jeremic. Sipas tij, vlerësimet e shprehura nga ministri Skënder Hyseni nuk përputhen me realitetin në terren. Ai u shpreh kundër reduktimit të stafit të OKB’së në Kosovës dhe kërkoi që një përfaqësues i UNMIK’ut të marrë pjesë në çdo takim të EULEX’it me Beogradin. Diplomati rus e quajti aktivitet ilegal rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në Kroin e Vitakut. Po ashtu, ai ankua që delegacionit të Kosovës i është lejuar t hyjë në selinë e OKB’së gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme në shtator, duke kërkuar që kjo të mos përsëritet më kurrë. Përfaqësuesi i Kinës tha se Qeveria e tij respekton sovranitetin dhe integritetin e Serbisë dhe shpreson që Beogradi dhe Prishtina do të gjejnë zgjidhje të përbashkët për çështjen e Kosovës. Ai kërkoi që të serbët dhe shqiptarët të shmangin deklarata që mund të nxisin dhunë. Ai po ashtu kërkoi që EULEX të veprojë plotësisht brenda kornizës ligjore të OKB’së. Shefi i UNMIK’ut, Lamberto Zannier ka deklaruar se megjithëse Kosova ka mbetur stabile, situata në pjesën veriore mbetet një çështje brengosëse, me potencial për destabilizim të pjesëve të tjera të Kosovës nëse nuk mbahet nën vëzhgim.Ai sërish njoftojë anëtarët e Këshillit të Sigurimit se Beogradit kërkon forcim të rolit të UNMIK’ut, ndërkaq Prishtina thotë se puna e OKB’së në Kosovë ka përfunduar.Zannier tha se zgjedhjet lokale të nëntorit, të parat pas pavarësisë dhe pa rol të UNMIK’ut dhe OSBE’së, si dhe decentralizimi, aktualisht janë çështje dominuese në skenën politike kosovare. Ai tha se një numër i liderëve serbë kanë bërë thirrje publike për pjesëmarrje në zgjedhje. “Duke lënë statusin mënjanë, personalisht besoj se një pjesëmarrje më e madhe e serbëve në strukturat lokale të Kosovës do të shkonte në dobi të të gjitha komuniteteve”, ka thënë Zannier. Shefi i UNMIK’ut tha se autoritete e Kosovës janë distancuar nga marrëveshja policore mes EULEX’it dhe Beogradit. Sipas tij, Prishtina dhe Beogradi po forcojnë pozicionet e tyre ligjore para seancave dëgjimore të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, gjë që, siç tha ai, po e vështirëson rolin e UNMIK’ut.“Për shembull, së fundi, Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka bërë të ditur se ka marrë përsipër procedimin e kërkesave për asistencë ligjore personale me institucionet dhe shtetet që nuk e njohin Kosovën”, tha Zannier. Kreu i OKB’së në Kosovë bëri të ditur se para udhëtimit për në New York, presidenti Fatmir Sejdiu e ka ftuar në një takim të gjatë dhe të përzemërt. Polemika Hyseni – Jeremic Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni është përfshirë në një polemikë me homologun e tij serb, Vuk Jeremic. Shefi i diplomacisë kosovare, pasi kërkoi fjalën për herë të dytë, ka deklaruar se Jeremic ka prezantuar të pavërteta në Këshillin e Sigurimit. Duke folur rreth bashkëpunimit të Misionit të BE’së dhe Beogradit, Jeremic tha se prokurorët serbë dhe ata të EULEX’it janë duke bashkëpunuar intensivisht për zbardhjen e krimeve, që sipas tij kanë ndodhur në të ashtuquajturën Shtëpi e Verdhë në Shqipëri dhe në Kosovë. Ai tha se UÇK ka bërë krime ndaj serbëve. “Pjesëtarët e UÇK janë luftëtarë të lirisë. Kurrë nuk e dëgjuam Jeremicin të flasë për masakrimin e 12 mijë shqiptarëve, shkatërrimin xhamive…”, ka reaguar ministri Hyseni. Ai tha se Kosova është e hapur për hetimin e çdo krimi, por theksoi se shumë të zhdukur në Kosovë janë ende në varreza masive në Serbi dhe Beogradi nuk po bashkëpunon për gjetjen e tyre. Hyseni kërkoi që të mos keqpërdoret Këshilli i Sigurimit me të pavërteta. “Republika e Serbisë kurrë më nuk do të jetë në gjendje të mbajë seanca gjykimi në Kosovë”, ka thënë ai.Pas tij, Jeremic mori sërish fjalën. Ai tha se Hyseni dhe disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit po përpiqen të shtrembërojnë realitetin. Jeremic u shpreh se Qeveria aktuale në Serbi nuk ka kryer krime në Kosovë. Ministri serb përsëriti qëndrimin se Serbia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe se ky është obligim politik, ligjor dhe moral që nuk ndryshon. Pjesa më e madhe e deklaratës së tij kishte të bëjë me procesin rreth pavarësisë së Kosovës në Gjykatën e Drejtësisë. Ai kërkoi që “të mos ketë presion për njohje të reja të Kosovës” sepse në këtë mënyrë, sipas tij, “ushtrohet presion politik mbi Gjykatën e Drejtësisë”. Ai kërkoi që në Kosovë të mos zbatohet decentralizimi i Ahtisaarit, por një decentralizim