LDK: Për një Kosovë prosperuese Europiane

LDK: Për një Kosovë prosperuese Europiane

Edhe LDK ka hapur fushatën e saj zgjedhore. Në konventën kryesore, të mbajtur të enjten në Pallatin e Rinisë, drejtuesit e kësaj partie kanë kërkuar votën e qytetarëve për zgjedhjet e 15 nëntorit.“Përmes jush ne do ta ndajmë qëllimin dhe vizionin me gjithë Kosovën. Na ndihmoni ta përcjellim këtë vizion, na ndihmoni që ta arrijmë qëllimin”, ka thënë nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri. Ai ka ftuar të gjithë qytetarët të bashkohen me LDK’në.“LDK është e vetmja parti që është e përkushtuar që ti zgjedh problemet tuaja, prandaj bashkohuni me ne me LDK. Prandaj bashkohuni me ne me LDK, bashkohuni me vizionin dhe qëllimin tonë. Le të krijojmë një Kosovë prosperuese Europiane. Atë që premtuam për ju, pavarësinë dhe lirinë e vendit e arritëm, tash bashkohuni në vizionin për Kosovën Evropiane, votoni LDK votoni 77”, theksoi Haziri.