Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden në një fjalim para deputetëve të parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës ka thënë se të mërkurën në Serbi, presidentit Tadic do t’i përcjell mesazhe që SHBA-të dëshirojnë të ndërtojnë marrëdhënie të reja dhe pozitive me Serbinë. “SHBA-të dëshirojnë ta shohin Serbinë pjesë të Evropës, të cilës i takon si një vend i fort, i suksesshëm dhe demokratik. Nuk presim që Serbia së shpejti ta njeh Kosovën, por presim që Beogradi të bashkëpunoj me Bashkimin Evropian dhe akterët tjerë kyç ndërkombëtar rreth Kosovës”, ka thënë Biden, duke iu drejtuar parlamentit të Bosnjës. Biden ka shtuar se SHBA do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën e pavarur, demokratike dhe multietnike.