Bahrain njeh Kosovën

Bahrain njeh Kosovën

Në fundin e ditës kur Ministria e Jashtme e Kosovës konfirmoi se Ishujt Komore e kanë njohur zyrtarisht Kosovën, erdhi edhe një njohje.Bahrain u bë vendi 60-të që njohu shtetin e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Bahrain News Agency (BNA).“Duke u bazuar në lidhjet fetare dhe kulturore që i lidhin popullin e Mbretërisë së Bahrainit dhe popullin e Kosovës dhe duke e respektuar dëshiren e tij për pavarësi, Qeveria e Mbretërisë së Bahrainit e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur”, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Bahrainit, transmeton BNA.“Bahrain i uron Qeverisë dhe popullit stabilitet, zhvillim dhe prosperitet”, thuhet më tej.Mbretëria e Bahrainit është shtet në Lindjen e Mesme, me kryeqytet Manama (Al Manamah)