Kryeministri Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp pas vizitës së tij zyrtare në Francë me ftesë të presidentit Francez Nikola Sarkozi. Gjatë kësaj konference i pyetur nga gazetarët lidhur me krizën në procesin e aplikimit për kartat e identitetit, kreu e ekzekutivit ka sulmuar sërish kreun e Partisë Socialiste Edi Rama duke theksuar se kriza në këtë proces ekziston vetëm në kokën e Ramës.
“Kjo krizë është në mendjen e Edi Ramës. Edi Rama është non stop në krizë. Procesi i kartave po ecën normalisht pasi vetëm sot ka pasur 17400 aplikime. Kam biseduar me ambasadorët dhe me këtë gjë po merren ekspertët”- tha Berisha.Ndër të tjera Berisha në këtë konferencë ka folur lidhur me takimet e tij në Francë, duke e cilësuar këtë vizitë si shumë të suksesshme. Berisha u shpreh se ka marrë mbështetje të plotë nga Franca për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kryeministri theksoi se ne këtë vizitë ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të biznesit Francës të cilët kanë shprehur interesin e tyre për të investuar në Shqipëri. Gjithashtu ditën e nesërme kryeministri do të njoftojë datën e aplikimit të Shqipërisë si vend kandidate për në Bashkimin Europian.Në lidhje me garën për kreun e Partisë Demokratike në Tiranë ku ka patur divergjenca midis disa figura kryesore si Mustafaj apo Olldashi, Berisha nuk pranoi të përgjigjej drejt për drejt, ndërsa tha se këtë çështje do ta zgjidh statuti. Menjëherë pas kësaj konferencë kryeministri nga mbledhur në ambientet e qeverisë kryesinë e Partisë Demokratike dhe sipas burimeve nga Partia Demokratike në këtë mbledhje do të diskutohet për kreun e PD-së në Tiranë. Kryeministri Berisha e ka bërë të ditur më parë preferencën e tij për kandidatë Aldo Bumçin, e cila u konsiderua si shkelje e rregullave nga kandidati tjetër Mustafai. Po të njëjta burime bëjnë të ditur se mbledhja e kryesisë së PD-së zhvillohet në kryeministri për shkak të punimeve që po kryhen në selinë blu. (Ballkanweb