Ahmeti me Tadiçin, Thaçi me Sejdiun, Selmani ka dilema

Ahmeti me Tadiçin, Thaçi me Sejdiun, Selmani ka dilema

Pas shpërfilljes dhe mosftesës së presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, nga Parlamenti i Maqedonisë dhe Gjorge Ivanov, vetëm lideri i Partisë Demokratikë Shqiptare, Menduh Thaçi, ka qenë i prerë se a do të marrë ose jo pjesë në ceremoninë inaugurimit të presidentit të katërt të shtetit, më 12 maj në Parlamentin e Maqedonisë. Ndryshe nga Thaçi, Ali Ahmeti i Bashkimit Demokratik për Integrim nuk do të mungojë, ndërsa Imer Selmani i Demokracisë së Re, do të shqyrtojë gjendjen e krijuar.»1 përqindëshi i votave shqiptare për Ivanovin tregon se ai nuk e gëzon mbështetjen e shqiptarëve dhe për këtë ne nuk do të marrim pjesë», ka thënë shkurt ThaçiNë BDI kanë konfirmuar Ahmeti nuk do të mungojë në inaugurim, ndërsa nuk kanë komentuar vendimin e Parlamentit të Maqedonisë për të mos e ftuar presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, megjithëse kalkulojnë me «kompromisin» e pjesëmarrjes së Bamir Topit.Ndërkohë, DR i ka sugjeruar Ivanovit që të ftojë presidentin Sejdiu në inaugurim, pasi ekzistojnë gjasat që edhe Imer Selmani të bojkotojë të njëjtën. Deputeti i kësaj partie, Sulejman Rushiti, vendimin e Parlamentit dhe Ivanovit për mosftuarjen e presidentit kosovar e ka quajtur arbitrar. «Mendoj se është një vendim arbitrar, i cili i ofendoi ndjenjat e një pjesë të qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë. Ky vendim është edhe në kundërshtim me politikat globale në rrugën eurointegruese të Maqedonisë. Republika e Kosovës tashmë është një realitet, ajo është një shtet i pavarur i pranuar nga shumë shtetet të botës, të cilat njëkohësisht janë edhe partnere të Maqedonisë. Mbajtja e anës së Serbisë në këtë rast, mendoj se është një politikë e gabuar dhe nuk do të dëshironim që president i ri i shtetit ta fillojë ditën e parë të punës me një gabim të madh politik. I sugjerojmë si DR president Ivanov se duhet të përballohet me realitetin në vend, ashtu edhe në atë rajonal», ka thënë Rushiti./GAZETA KOHA/