Masakra në Finlandë

Masakra në Finlandë

I gëzuar dhe me flamur kombëtar në duar, Ibrahim Shkupolli tregon se si ai dhe bashkëkombësit e tij që jetojnë në Finlandë u kanë ndihmuar qytetarëve të Kosovës. Deklarimi i këtij personi, i cili në shtetin skandinav ka vrarë pesë veta dhe në fund ka bërë vetëvrasje, është shfaqur nga një televizion finlandez, Channel 4. “Kemi mbledhur rroba dhe gjëra të tjera për t’i ndihmuar të varfrit në Kosovë. Para 3-4 vjetësh Serbia na ka sulmuar dhe jemi përpjekur të mbrojmë familjet tona”, citon Shkupollin ky televizion, i cili sqaron se intervista me këtë person është bërë vetëm pak ditë para se Kosova të shpallte pavarësinë. Sipas këtij mediumi, në xhirimin e të cilit Shkupolli shihet duke mbajtur flamurin kombëtar në duar, ky xhirim është bërë në fillim të vitit 2008 në Mitrovicë, pak ditë para se vendi të shpallte pavarësinë. Policia finlandeze ka deklaruar se Ibrahim Shkupolli, personi që vrau pesë veta pas një sulmi në një kompleks dyqanesh në qytetin finlandez Espoo, pranë kryeqytetit Helsinki, nuk qëlloi kot mbi personat që ndodheshin aty. Sipas tyre, ka dyshime të forta se Shkupolli zgjodhi viktimat e veta dhe se ato kanë lidhje zinxhir me marrëdhëniet e tij me te dashurën finlandeze, e cila gjithashtu u gjet e vrarë nga ai në apartamentin e saj pranë qendrës tregtare.Viktimat punonin në të njëjtin dyqan me vajzën, e cila ishte ndarë nga Shkupolli, madje kishte kërkuar ndihmë nga policia, pasi e akuzonte ish-të dashurin e saj se donte ta vriste. Policia e kishte madje edhe adresën e tij të skeduar dhe pak minuta pas dëshmive të para mbi ngjarjen, një skuadër antiterrori u dërgua atje, por ata e gjeten Shkupollin të vdekur.Sipas policisë, një nga viktimat (i qëlluar dy herë me plumba në kokë) mund të jetë i dashuri i ri i ish-të dashurës së vrasësit. Autoritetet thanë se shqiptari 43-vjeçar që vrau veten pas masakrës, ishte i martuar dhe kishte ardhur në Finlandë nga Kosova bashkë me gruan e tij shqiptare që më 1990, por atij nuk iu dha shtetësia për shkak të precedentëve penalë, midis të cilave ishte dhe armëmbajtja pa leje.Ndërkohë, nga kjo tragjedi, katër persona, tre burra dhe një grua, kanë gjetur vdekjen kur Shkupolli hapi zjarr me një revolver 9 milimetër mbi turmën e blerësve në kompleksin e dyqaneve Sello, para se ai të vriste edhe veten.Sipas policisë, 43-vjecari Shkupolli kishte edhe më parë precedent penal.Dëshmitarët kanë deklaruar se personi i veshur me të zeza shkoi në drejtim të dyqanit të ushqimeve Prisma, rreth orës 10 të mëngjesit, para se të fillonte të qëllonte.Më vonë policia gjeti një trup të pestë pa jetë në një apartament aty pranë.Ajo besohet se është ish-e dashura e sulmuesit dhe punonjëse e dyqanit Prisma.Dëshmitarët flasin për skena kaosi pasi u dëgjuan të shtënat.»Shumë njerëz qanin dhe shumë shitës i zuri paniku,» i tregoi një dëshmitar një radioje finlandeze.Qendra e dyqaneve Sello u mbajt e rrethuar nga forcat e policisë dhe trenat nuk ndaluan për shume orë në stacionin pranë dyqaneve.Finlanda ka një traditë të vjetër të gjuetisë, por deri kohët e fundit krimet me armë kanë qenë të rralla. Qeveria i ka forcuar rregullat kundër armëve pas disa vrasjeve masive në disa shkolla në vitet 2007 dhe 2008. Në nëntor 2007, një 18-vjeçar vrau shtatë nxënës në shkollën e tij në qytetin Tuusula, para se të vriste veten. Ai kishte lëshuar më parë një video në internet, ku paralajmëronte për sulmin e tij. Në shtator 2008, një 22-vjeçar që përgatitej për t’u bërë kuzhinier, vrau 10 persona në një kolegj para se të vriste veten.Edhe ai kishte lëshuar më parë një video në internet që e tregonte duke qëlluar me armë.Pas lëshimit të videos, policia e kishte intervistuar këtë person, por kishte arritur në përfundimin se nuk kishte arsye të mjaftueshme për t’i hequr licencën për të mbajtur armë. Pas këtyre ngjarjeve, policia forcoi rregullat për lejet e pistoletave, duke mos u dhënë leje për armëmbajtje atyre që aplikojnë për armë pa bërë një kurs trajnimi për të paktën një vit.Gjithashtu, aplikuesve u kërkohet një letër nga mjeku lidhur me shëndetin e tyre mendor si dhe të dalin në një intervistë para policisë para se t’u jepet leja për të mbajtur armë.Kryeministri finlandez, Matti Vanhanen tha pas masakrës se Finlanda do të rishikojë kuadrin ligjor për armët. Krerët e shtetit në Prishtinë ngushëlluan familjarët e viktimave dhe shtetin e Finlandës.HetimetIbrahim Shkupolli për të cilin besohet se ka vrarë pesë persona dhe në fund veten, para se të vrasë gruan e tij, ka pasur disa kërcënime të dhunshme viteve të kaluara. Inspektori i policisë Tero Haapala nga Zyra Kombëtare e Hetimeve në Finlandë, ka deklaruar se policia ka qenë në dijeni për kërcënimet e tij të përsëritura drejtuar gruas së tij. Sipas zyrtarëve të rendit atje, vitet 2003 dhe 2007 kanë qenë më të ngarkuara me vepra të kryera nga Shkupolli. Ai ka deklaruar se ka policia ka kërkuar informacion nga të gjitha shtetet e ish Jugosllavisë në lidhje me këtë person por nuk kanë marrë asnjë të dhënë për vepra të mëhershme kriminale.