Njoftimi u bë i ditur nga kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, në një konferencë për gazetarë, të mbajtur pas mbylljes së vendvotimeve.KQZ-ja, sipas kryetares Lushta, është e kënaqur me rrjedhën e votimit në zgjedhjet e sotme lokale, që u zhvilluan në 36 komuna të Kosovës.“Nuk kemi marrë informata që kanë ndodhur incidente aq të mëdha, sa ta dëmtonin procesin e zgjedhjeve”, tha Lushta, duke u përgjigjur në ankesat e disa subjekteve politike për parregullsi në votime.Lushta bëri të ditur se, edhe pse ishte paraparë, rezultatet preliminare mund të mos jepen sonte nga KQZ-ja, por mëngjesin e nesërm.Ndryshe, pjesëmarrja më e vogël e votimit është shënuar në pjesën veriore të Kosovës.“Në Leposaviq kanë votuar 0.83%, në Zubin Potok 6.64%, në Zveçan 0,75 %”, njoftoi Lushta.Ndërkohë, në komunat e reja me shumicë serbe është shënuar një pjesëmarrje e konsiderueshme. Në Graçanicë kanë votuar 23,62%, në Ranillugë 13.89% dhe në Kllokot 25.39%.Të dhëna të tjera për rrjedhën e votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të japë pak para mesnatës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 15:30 kanë votuar rreth 32.86 për qind e elektoratit në nivel të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar kryeshefi i KQZ-së, Xhemajl Peçani.Pack: Zgjedhjet janë organizuar mirëDeputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se për aq sa ka parë deri më tash, zgjedhjet e sotme, të cilat edhe ajo i cilësoi si test për funksionimin e demokracisë, janë organizuar mirë.Zonja Pack, e cila po qëndron sot në Prishtinë, gjithashtu tha se “do të ishte shumë mirë po qe se rezultati dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës, veçanërisht ato të serbëve, të jenë të mira, ashtu siç ka qenë edhe vetë organizimi i zgjedhjeve”.Eurodeputetja Pack pohoi se zgjedhjet lokale të 2009-ës në Kosovë janë një test për funksionimin e demokracisë dhe një mundësi dëshmimi për institucionet kosovare.“Nuk duhet ta mbivlerësojmë këtë, por mendoj se është fakt që Kosova e pavarur duhet të dëshmojë se mund të mbajë zgjedhje dhe për aq sa kemi parë, ato janë organizuar mirë. Madje, edhe në vendvotime sot gjithçka ka shkuar mirë. Nuk kam vërejtje dhe mund të them se këto zgjedhje janë një test i vogël për funksionimin e demokracisë”, shtoi ajo, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së serbëve kosovarë në këto zgjedhje.KQZ: Rreth 15.29 për qind kanë votuarSipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:30, në votime kanë dalë rreth 15.29 për qind të elektoratit, në nivel të Kosovës.Lajmin e ka bërë konfirmuar Nesrin Lushta, kryetare e KQZ-së, në një takim me gazetarët.Duke folur për komunat në veri të Kosovës, zonja Lushta tha se atje janë dërguar tashmë katër ekipe mobile për votim, në Mitrovicë, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.Prej tyre, vetëm tri janë funksionale, kurse ajo në Leposaviq jo.Ndryshe, në tri komunat e reja me shumicë serbe në jug të lumit Ibër, sipas kryetares së KQZ-së, Nesrin Lushta, përveç se janë hapur të gjitha vendvotimet, ka pasur edhe një pjesëmarrje të konsiderueshme.“Në Graçanicë kanë votuar 8.46 për qind, në Ranillugë 2.92 për qind dhe në Kllokot 6.10 për qind”, tha Lushta.Kryetarja e KQZ-së gjithashtu njoftoi për një incident në Zubin Potok.“Shtatëdhjetë persona kanë bërë një protestë, por protesta ka qenë e qetë. Ata kanë shkuar afër vendit ku ka qenë ekipi mobil dhe pas intervenimit të qetë, ata janë tërhequr. Kjo ka ndodhur në orët e paradites”, tha Lushta.Zgjedhje historikeUdhëheqësit e institucioneve qendrore të Kosovës dhe ata të partive politike e kanë vlerësuar si historike ditën e sotme të zgjedhjeve të para të lira në Kosovën e pavarur.Me urimet për mbarëvajtje të procesit dhe suksesin e zgjedhjeve, pasi kanë hedhur votën e tyre, liderët kosovarë kanë inkurajuar në vazhdimësi votuesit për pjesëmarrje masive.Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili mban edhe postin e ngrirë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se suksesi i këtyre zgjedhjeve do të reflektohet në suksesin e demokracisë dhe në suksesin e subjektivitetit shtetëror të Kosovës në arenën ndërkombëtare.“Mund t’ju them se sot është një ditë historike për Kosovën. Janë zgjedhjet e para lokale pas pavarësimit të vendit. Dëshiroj që, ashtu siç ka qenë frymë e përgjithshme gjatë fushatës elektorale e mirë, edhe kjo ditë të përmbyllet mirë. Dua të them se ka qenë një konkurrencë e mirë e kandidatëve dhe partive politike”.“Do të dëshiroja që sot vërtet Kosova të jetë në ditë feste, të jetë me një pjesëmarrje masive të të gjithë qytetarëve dhe të kapërcejmë edhe një pjesë të dyshimit që kanë edhe një pjesë e vendeve të Evropës në kuptimin e pjesëmarrjes së qytetarëve”, tha Sejdiu.Po ashtu, edhe kryeministri Hashim Thaçi, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, vlerësoi se dita e sotme paraqet një prej datave më të rëndësishme të historisë pas pavarësisë së Kosovës.“Të gjithë kemi sakrifikuar shumë për këtë ditë. Prandaj, është një ngjarje historike dhe unë dua të besoj fuqishëm se të gjithë do të bëhemi pjesë e kësaj historie të re, të shtet-ndërtimit, të ndërtimit të demokracisë së re, të një shoqërie moderne e demokratike dhe shumetnike”, tha ThaçiNdërkohë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi hodhi votën e tij në një nga qendrat e votimit në Prishtinë, tha se secila votë e qytetarëve të Kosovës e ka vlerën e vet nëpër komunat ku ata jetojnë.“Kujtoj se vota e secilit vlen dhe me këtë votë drejtohet vendi për periudhën kohore që vjen në nivelin komunal. Andaj, ftoj secilin dhe secilën që të dalin dhe të votojnë”, tha Haradinaj.Ndërkohë, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, tha se procesi i suksesshëm zgjedhor nënkupton pjekurinë e klasës politike dhe të elektoratit të Kosovës.“Sot ishte një ditë me rëndësi – dita e parë e votimeve të popullit të Kosovës së lirë dhe këto zgjedhje sigurisht që janë shumë me rëndësi, sepse kanë sjellë një freski shumë të madhe në rrafshin e lidershipit të tashëm të Kosovës. Dhe, populli i Kosovës do të tregojë edhe një herë se është gati për rrugën drejt civilizimit të shpejtuar”, tha Pacolli.Procesi i sotëm zgjedhor, sipas kryetarit të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, do të reflektohet edhe në proceset politike dhe integruese të Kosovës në strukturat evropiane.“Është një datë jo vetëm festive, por edhe shumë e rëndësishme për kredibilitetin e shtetësisë sonë. Do t’i ftoja qytetarët të dalin në zgjedhje, se porosia më e keqe ishte edhe për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë që do ta kemi në dhjetor, edhe për lëvizjen e lirë, që është shumë e nevojshme që të mos jemi më në karatin, të dalim dhe të votojmë lirshëm”, tha Daci.Ndryshe, suksesi i zgjedhjeve të para komunale në Republikën e Kosovës është cilësuar edhe si test i demokracisë së shtetit më të ri dhe dëshmi e pjekurisë politike qytetare për të marrë pjesë dhe për të zhvilluar një proces të tillë demokratik.Hapja e vendvotimeveKomisioni Qendror Zgjedhor, në orën 9:00, bëri të ditur se në Kosovë janë hapur pothuaj të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet lokale.Përjashtim, sipas kryetares së KQZ-së, Nesrin Lushta, bëjnë qendrat e votimit në komunat veriore të Kosovës.“Përqindja e vendvotimeve të hapura është 98.49%. Ndërsa, në 1.55 për qind, vendvotimet nuk janë hapur”, tha Lushta në konferencën për gazetarë të Komisionit Qendror Zgjedhor, që sivjet i organizon zgjedhjet pa ndihmën ndërkombëtare.Lushta bëri të ditur se vendvotimet nuk janë hapur tërësisht në komunat në veri të Kosovës, ku komuniteti serb është treguar i rezervuar në lidhje me votimet.“Ne kemi planifikuar paraprakisht se nëse ndodh një situatë e tillë, aty të hapen vendvotimet alternative ose të dërgohen ekipet mobile”, tha Lushta.Ndryshe, në tri komunat e reja me shumicë serbe në jug të lumit Ibër, sipas Nesrin Lushtës, janë hapur të gjitha vendvotimet.“Në Graçanicë janë hapur 25 vendvotime, në Ranillugë – 7 dhe në Kllokot – 5”, tha Lushta.Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka bërë të ditur pjesëmarrjen e deritashme të votuesve, ndërkohë që ka njoftuar se rrjedha e votimit është duke shkuar në mënyrë të rregullt.Në zgjedhjet lokale, ku do të zgjidhet kryetari i komunës dhe këshilltarët komunalë, marrin pjesë 74 subjekte politike, nga to 34 subjekte politike shqiptare, 22 serbe, 7 boshnjake, 4 turke, nga dy ashkalinje dhe të Malit të Zi, një e egjiptasve, goranëve dhe romëve.Në zgjedhjet e gjashta me radhë që nga paslufta, të drejtë vote kanë më shumë se një milion e gjysmë qytetarë.Zgjedhjet lokale do të vëzhgohen nga vëzhgues vendës dhe ndërkombëtarë. Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” ka angazhuar rreth 2,400 vëzhgues.Evropa e Lirë