Avni Ajeti, ish-pjestari i UÇK-së nga Kumanova ekskluzivisht për agjencinë e lajmeve INA sjellë dëshminë e tij gjashtë vite nga shpërthimet e bombave në Kumanovë, ku ai ishte ndër të burgosurit dhe të akuzuarit e parë që u dënua me shtatë vite burg për kryerjen e veprës “sulme terroriste”Avni Ajeti, i burgosuri i Idrizovës, me rrënqethje rikujton dëshminë e vërtetë se me tortura mizore dhe dhunë të paparë e kanë detyruar të pranojë të nënshkruajë në një letër, ku sipas tij ishin shkruar disa emra, se gjoja ata janë përgjegjës për tre shpërthimet e bombave në Kumanovë dhe në linjën ndërkombëtare hekurudhore Shkup-Beograd, që u kryen nga marsi e deri në qershorin e vitit 2003. Ai thekson se papritur ishte rrëmbyer në ditën e 8 qershorit të vitit 2003, duke përjetuar më pas tmerrin dhe dhunën e paparë nga policët dhe inspektorët maqedonas.“Duke ecur rrugës, disa persona më sulmuan dhe me forcë më futën në një veturë të markës Golf3. Pasi më vendosën në kokë një qese të najlonit në dërguan në një vend të panjohur, ishte një shtëpi private. Që aty filloi dhuna mizore ndaj meje, duke më detyruar nuk e di në çfarë gjendje të nënshkruaj dokumentin në një fletë të bardhë me emra, se ai dhe disa persona janë organizatorët dhe kryerësit e sulmeve me bomba në Kumanovë dhe rrethinë”, rrëfen Avni Ajeti. Sipas tij, në dokumentin ishin emra të personave, të cilët asnjëherë nuk i kishte parë dhe para proceseve gjyqësore kishte deklaruar bindshëm se ata nuk i njef dhe nuk ka pasur asnjë bashkëpunim apo bashkëveprim mes tyre.Pikërisht, sipas tij, policia sekrete kishte hartuar planin e montuar ku kishte vendosur disa emra. “Ata ushtronin presion të dhunshëm fizik dhe psiqik, duke më detyruar të nënshkruaj disa dokument ku shkruante se unë dhe tetë personave tjerë jemi të përfshirë në akte terroriste. Përgjigjet e mija gjithnjë ishin negative, unë nuk pranoja. Më rrihnin deri në alivanosje, duke më futur në fuçi me ujë, duke më djegur me hekurë nëpër trup, ku sot kam shenjat. Pastaj deshën të mi nxjerrin sytë. Kurse gjithashtu provuan edhe me thikë, ku më prenë në të dy gjunjët e këmbëve ku ende i kam shenjat”, ka rrëfyer Avniu, në atë kohë vetëm 23 vjeçar, i cili thekson se pas dhunës në shtëpinë ku ishte vendosur, më pas është dërguar në burgun e Shutkës. Ai ka shtuar se pas bastisjes në shtëpinë e tij, policia i kishte montuar dy telefona celular, të cilët gjoja janë gjetur në shtëpinë time dhe ato i shfrytëzuan si prova materiale.Ajeti ka alarmuar se duhet të ndërmirren veprime edhe për ndriçimin e rastit të tyre, për të cilën vepër akuzohen nëntë persona: Avdil Jakupi- Çakalla, Xhemail Hiseni- Xhejmi Shej, Agim Behluli, të cilët u dënuan gjithashtu me nga shtatë vite burg, si dhe Fadil Ibishi, Naim Halili, dhe tre vëllezërit Shefket, Adnan dhe Ragmi Rexhepi me nga katër vite burg. Ai këtë thirrje e ka bërë pas hapjes së rastit të “Sopotit” dhe dëshmive të ish-ambasadorit të NATO-s, Nikolas Bigman, i cili deklaroi pafajësinë e banorëve të Sopotit, por edhe konfirmoi se në atë kohë ishin kryer veprime për të destabilizuar Maqedoninë në qarqe të caktuara. “Unë qëndrojë pas deklaratave të mija se rasti është i montuar, sepse më detyruan më dhunë çnjerëzore, që është turp për një shtet që pretendon se është demokratik”, përfundon Ajeti, duke shtuar se menjëherë duhet të ngritet në nivel të Parlamentit dhe institucioneve të tjera edhe rasti i tyre, pas rastit të Sopotit.