Ajo shpreson se BE-ja do ta bëjë këtë gjë për Shqipërinë në vitin 2010. Ajo edhe një herë jep qëndrimin e Suedisë, se Shqipëria nuk përfiton regjim vizash gjatë presidencës suedeze që përfundon në dhjetor 2009, ndërsa dihet tashmë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim Bosnjës, në janar 2010, udhëtojnë Shengen nëpër Europë. «Heqja e vizave nuk është e mundur gjatë presidencës suedeze, por mendojmë se në vitin 2010 kjo mund të bëhet», ka thënë Stamm, gjatë një konference për integrimin e Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Forumi për Demokraci.“Nuk besoj se Bashkimi Evropian do ta refuzojë një kërkesë të tillë për Shqipërinë, edhe pse Shqipëria është paragjykuar deri tani për faktin se është popullsi myslimane”, ka thënë ajo, e pyetur se a mund të përfitojë Shqipëria nëse plotëson kushtet brenda vitit 2010.Sikur shkruan Shekulli, Stamm u shpreh se të gjithë myslimanët që jetojnë në vendet e Ballkanit, duhet të trajtohen njësoj si të tjerët.