BDI: Enciklopedia e Maqedonisë – shoviniste

BDI: Enciklopedia e Maqedonisë – shoviniste

Enciklopedia e re e Maqedonisë është me përmbajtje tendencioze, që nuk e reflekton realitetin e të gjithë popujve që jetojnë në Maqedoni, e veçanërisht të popullit shqiptar, tha Xhevat Ademi, anëtar i kryesisë së Bashkimit Demokratik Për Integrim. Sipas tij, ky publikim është i papranueshëm, i pavërtetë, tendencioz dhe shovinist, në raport me shqiptarët në Maqedoni. Ademi, mëtutje i tha Radios Evropa e Lirë, se BDI-ja kërkon që kjo Enciklopedi të tërhiqet dhe ka paralajmëruar proces gjyqësor kundër autorëve të kësaj Enciklopedie. /rel/