Asnje akademik qe ka sadopak njohuri ne fushen e arkeologjise apo dhe te historise nuk do te guxonte te shkruante pretendimin se shqiptaret jane nje popull malesor qe u vendos ne Maqedoni pas shekullit te 16. Ky eshte vleresimi i pare i zevendeskryetarit te Akademise se Shkencave te Shqiperise Myzafer Kerkuti, i cili ne nje interviste per Alsat jep disa fakte konkrete te pranise se fiseve ilire ne token maqedonase dhe deri ne kufi me lumin Vardar.»Kam parasysh botimet e bera pas Luftes se Dyte Boterore nga vete specialistet ish jugosllave, ose maqedonas. Ne vitin 1952 arkeologu i njohur Lahtov, botoi studimet qe kishte bere ne varrezen e Trebenishtit. Trebenishti eshte ngjitur me Ohrin, nje varreze monumentale, shume e pasur, e shekujve 7-8 para Krishtit. Dhe pasuria e materialit, larmia e materialit, luksi i materialit, eshte fjala per maska prej ari, per objekte te shtrenjta, te nje parie, aristokracie mjaft te avancuar bashkekohore. Dhe ne perfundimet e tjera esht dhe konkluzioni i rendesishem, shume historik, ku vete Lahtovi thote se kjo popullsi eshte popullsi ilire. Nuk kemi pse te veme ne dyshim nje te vertete qe eshte nga vete goja e specialisteve te tyre», thote Myzafer Kerkuti, Zv/kryetar i Akademise se Shkencave, Shqiperi.Akademiku Kerkuti thote se te dhenat e mesiperme jane te materializuara edhe ne zbulimet arkeologjike qe ndodhen ne zemer te Maqedonise, ne muzeun e Shkupit.»Ne mbeshtetje te ketyre dy shembujve qe prura nga specialistet e vendit te tyre, une pata rastin vitin e kaluar te shoh rezultatin e kerkimeve ne kalane e Shkupit, dhe ne kalane e Ohrit. Dy qendra te medha antike, parasllave ne tere kuptimin e vet, sepse per informacion duhet te kujtojme qe sllavet e pare, ose bullgaret me mire, se keshtu quhen sllavet bullgare, vijne ne shekullin 6-7 pas Krishtit. Kane zbuluar jo me shtresa vetem te vona te mesjetes, ose te periudhes sllave te hershme po kane zbuluar shtresa te pasura kulturore te epokes se hekurit», vijon Kerkuti.BDI: Enciklopedia e Maqedonisë – shovinisteEnciklopedia e re e Maqedonisë është me përmbajtje tendencioze, që nuk e reflekton realitetin e të gjithë popujve, që jetojnë në Maqedoni, e veçanërisht të popullit shqiptar, tha Xhevat Ademi, anëtar i kryesisë së Bashkimit Demokratik Për Integrim.Sipas tij, ky publikim është i papranueshëm, i pavërtetë, tendencioz dhe shovinist, në raport me shqiptarët në Maqedoni.Zoti Ademi, mëtutje i tha Radios Evropa e Lirë, se BDI-ja kërkon që kjo Enciklopedi të tërhiqet dhe ka paralajmëruar proces gjyqësor kundër autorëve të kësaj Enciklopedie. Reagon Tirana: Enciklopedia, me prapavijë politikeStudiuesit shqiptare e cilësojnë një minim për bashkëjetesën mes dy komuniteteve Enciklopedinë Maqedonase, duke pohuar madje se ajo nuk është një botim rastësor, por një provokacion politik.Historiani Pëllumb Xhufi ka deklaruar se kjo akademi në 2001 botoi promemorie që hidhte idenë e ndarjes së Maqedonisë dhe e cilëson këtë enciklopedi si shpirt të keq intolerant, që nuk sheh mundësi bashkëjetese mes sllavëve dhe shqiptarëve, njofton gazeta Shekullli.Studiuesi Dritan Egro, e cilëson këtë nj dështim të radhës të Maqedonisë dhe argumenton se shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër nëe Ballkan.“Më duket e pavend sot kur dokumentacioni historik Maqedoninë nga shekulli i 15-te nuk e përmend fare. Ky shtet u krijua për të kënaqur fuqit e mëdha”, u shpreh Egro.Ndërkohë, historiani Sabri Godo pohon se një botim i tillë duhet të hiqet urgjent nga qarkullimi, kurse qeveria maqedonase duhet të mbajë një reagim zyrtar për këtë dokument.