Përfaqësues të politikës, jetës artistike e kulturore të vendit janë mbledhur sot në ambientet e një restoranti në periferi të kryeqytetit për të marrë pjesë në iftarin e organizuar me rastin e natës së mirë të Kadrit. Të pranishëm në ceremoninë e iftarit kanë qënë edhe fëmijët e kryeministrit Berisha, të cilët njihen si praktikues të fesë myslimane. Edhe ministra të kabinetit të ri ri qeveritar kanë marrë pjesë në iftar. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dhe ministri i ri i Mjedisit, Fatmir Mediu janë bërë pjesë e kësaj ceremonie, e cila ka nisur në orën 19:02 minuta, sipas riteve myslimane, në kohën kur perëndon dielli