Informim mbi zgjedhjet e rregullta të kryesisë së QIKSHN-së 21.09.2020 aikn

Informim mbi zgjedhjet e rregullta të kryesisë së QIKSHN-së 21.09.2020 aikn

I nderuar zotëri/zonjë.

Esselamun Alejkum!

Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ju!

Kryesia aktuale e QIKSHN-së në mbledhjen e saj konstituive mbajtur me 20.09.2020 bazuar në statusin e QIKSHN-së. Paragraf VI, Neni 41, shpall zgjedhje shtesë për plotësimin e numrit të anëtarëve të kryesisë së përkohshme të zgjedhur në mbledhjen e përgjithshme e sila u mbajtë më datë 27.06.2020.

Me rastin e shpalljes së zgjedhjeve shtesë për plotësimin e kryesisë së re, ju informojmë për procesin zgjedhor dhe angazhimin tuaj të drejtpërdrejt për mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor.

Procesi zgjedhor që e ka parapare komisioni zgjedhor është mënyra më demokratike, që u mundëson anëtarëve të QIKSHN-së ruajtjen e institucionit tonë të përbashkët.

Kjo mënyrë zgjedhore aplikohet në këtë institucion kulturo-fetar, duke mare parasysh numrin e madh te anëtarëve dhe përfshirjen e tyre sa me te gjere.

Komisioni zgjedhorë prej 7 anëtarësh i formuar me datën 13.09.2020 do të udhëheq procedurën zgjedhore në formën më efikase.

Procesi zgjedhorë:

Komisioni zgjedhor udhëheq dhe organizon procesin në këtë formë:

Informon të gjithë anëtarëve të QIKSHN-së përmes postes elektronike, faqes së internetit dhe mjeteve sociale informative më datë 21.09.2020
Të interesuarit për kandidim për në kryesinë e ardhshme të QIKSHN-së duhet ti dërgojnë aplikimet me shkrim në adresën Sverres gate 8, 0652 Oslo ose në e-post adresën [email protected]
Mblidhen aplikimet e kandidatëve. Data e fundit për aplikim është deri më 07.10.2020
Zgjidhen kandidatët që i plotësojnë kushtet dhe formohet lista votuese.
Votimi do të bëhet nga anëtarët present në mbledhjen e përgjithshme shtesë i cila do të mbahet më datë 17.10.2010 me fillim në ora 16:00.
Zgjedhja e kryesisë se re:

Procesi i zgjedhjes se kryesisë.

Anëtarët e QIKSHN-së ftohen të paraqesin me shkrim kandidaturën e tyre.

Në plotësimin e kryesisë me anëtarë të ri, zgjidhen kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet në pikat e parapara më poshtë dhe që kanë vullnet pune dhe kohë.

Preferohet kandidaturë për aplikim nga dy gjinitë.

Komisioni zgjedhorë për kandidatët e mundshëm të kryesisë së QIKSHN-së parasheh këto kushte:

Të jetë besimtarë i ndershëm dhe i arsimuar
Të jetë aktiv në zbatimin e urdhrave të All-llahut xh.sh. dhe ruajtjen e unitetit të besimtarëve
Të kenë vullnet prirje dhe gatishmëri për punë të ndryshme të cilat i takojnë institucionit
Të mbrojnë interesat e QIKSHN-së
Të njohë gjuhen norvegjeze, të posedoj leje qëndrim në Norvegji dhe të jetë anëtari i kësaj qendre 5 vitet e fundit.
Kandidati të përshkruan interesin e tij në aplikacionin (CV-personale) si dhe arsyeja/shkaku pse dëshiron të kandidoj dhe në cilin kënd do të kontribuoni
Kandidati duhet dërguar aplikimin për kandidaturë brenda afatit të caktuar për aplikim i cili është deri më 07.10.2020.

Aplikimet e arritura tek komisioni zgjedhor pas afatit te cekur më lartë nuk do të mirën parasysh.

Mënyrat e aplikimit:

Në formë elektronike: [email protected]
Formë postale: Albansk Islamsk Kultursenter, Sverres gate 8, 0652 Oslo
Poashtu aplikimet mund të dorzohen direkt në zyrën e QIKSHN-së, në Sverres gate 8, 0652 Oslo.

Me respekt,

Komisioni zgjedhor pran

Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare