Konkurs për krijuesit e vegjël në diasporë

Konkurs për krijuesit e vegjël në diasporë

MË: 7 TETOR 2020 NË ORA: 12:21

Konkursi
Shoqata kulturore “Korça”, Athinë në bashkëpunim me “Lobi Euroatlantik Shqiptar” dhe “Swiss Albania Event”, organizojnë edicionin e II të konkursit për fëmijë, në poezi dhe prozë të shkurtër (përrallë ose tregim).

Ftohen të gjithë krijuesit e vegjël në Diasporë, nga mosha 7-15 vjeç të marrin pjesë në këtë konkurs letrar, me një ose dy krijime.

Tema e lirë.

Si aplikohet:

Krijimet mund të dërgohen në adresën elektronike : [email protected] Çmimet: Do jepen tre çmime në vartësi të tre zhanreve letrare. Krijimet më të mira të edicionit të II të konkursit letrar për fëmijë, do të përfshihen në Antologjinë e parë letrare, për fëmijë.

Gara për konkurimin do të mbyllet më 20 janar, 2021 dhe përzgjedhja për finalistët do të bëhet nga juria e përbërë prej pesë anëtarësh, specialistë në fushën e artit dhe të letërsisë.

Shpallja e fituesve do të zhvillohet më 21 Mars , 2021 (duke qënë në vartësi të situatës pandemike).

Ju mirëpresim!