Jordania njeh Kosovën shtet

Jordania njeh Kosovën shtet

 
Lajmi u bë i ditur nga ministria e Jashtme kosovare. Ndërkohë, para Jordanisë Kosovën e njohu dhe Bahrejni dy muaj më parë.PRISHTINE- Jordania njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës duke e çuar në 61 numrin e shteteve që kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur. Lajmin e ka konfirmuar këshilltarja e ministrit të Jashtëm të Kosovës Albana Beqiri. “Është marrë vendimi për njohjen e Kosovës nga autoritetet e Jordanisë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, është duke pritur konfirmimin për njohje nga ministri i Jashtëm i Jordanisë”, ka thënë Beqiri. Mbretëria e Jordanisë është shtet arab, i cili gjendet në Azinë Jugperëndimore dhe ka një popullsi prej afro 6 milionësh. Ndërkohë, para Jordanisë Kosovën e njohu dhe Bahrejni dy muaj më parë. (a.r/news24/balkanweb)