Aleanca do ta ulë nga 14 mijë që janë tani në 10 mijë numrin e pjesëtarëve të operacioneve të saj, thanë zyrtarët.Numri mund të shkojë deri në një personel prej afro 2500 në një periudhë dy vjecare në se egzistojnë kushtet e sigurisë .Ky hap u ndërmorr pasi NATO nxorri konkluzionin se situata në Kosovë ishte e sigurt pasi shpalli pavarësinë nga Serbia vjet.Forca e njohuri si Kfor ka qenë në Kosovë për 10 vjet.Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha se shkurtimi i trupave do të bëhej “me faza dhe cdo hap do të vendosej nga Këshilli i Atlantikut Verior mbështetur në këshillat e ushtarakëve”.Ai tha se alanca nuk kishte vendosur për datën, por shtoi: “Kjo datë mund të jetë 1 Janari 2010.”Korrespondentë thonë se ndërsa në Kosovë kanë rënë tensionet, aleanca është nën presion për të dislokuar trupa në vende si Afganistani.Por zoti Scheffer theksoi se ata nuk po e braktisnin Kosovën.“Kfor-i do të qëndrojë në Kosovë do të vazhdojë të jetë përgjegjës për një ambjent të mbrojtur dhe të sigurtë ”, i tha ai gazetarëve pas takimit. /BBC/