Të pranishmit në këtë manifestim i përshëndeti kryetari i komunës së Likovës Sadulla Duraku dhe pjestarë tjerë të këshillit organizativ. Para banorëve të mbledhur edhe një herë u potencua se përvjetorët nuk janë vetëm momente takimi e përkujtimi për të rikthyer dhembjen, por para segjithash shërbejnë për të rifreskuar mendjen, shpirtin dhe mundësinë se si duhet të veprojmë për ta bërë këtë botë më të bukur për të gjithë.
Në Betejën e Mateçit e cila zgjati nga 25 maji e deri më 6 qershor 2001, jetën e humbën 16 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ndërsa u plagosën shumë të tjerë.
Familjarët e dëshmorëve gjatë fjalimit të tyre u shprehën se deri tani asgjë nuk është bërë për familjet e dëshmorëve dhe askush nuk është interesuar për jetën e tyre apo dhe për shkollimin e fëmijëvë të tyre. Ata gjithashtu thanë se nuk duhet të bëhën dallime politike pasi që lufta nuk është brë në bazë partiake.
Manifestimi përkujtimor me rastin e 8 vjetorit të konfliktit në Mateç vazhdoi me një program të pasur kulturor e artistik. Me këtë rast u bënë homazhe edhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Hotël, ku prehen eshtrat e shumicës së dëshmorëve të rënë në betejën e Mateçit