Në Tanushë u shënua 8 vjetori i fillimit të luftës

Në Tanushë u shënua 8 vjetori i fillimit të luftës

Në fshatin Tanushë sot u shënua 8 vjetori i fillimit të konfliktit të armatosur në Maqedoni dhe rënia e dëshmorëve të ish UçK-së në këtë zonë. Ish komandanti Xhezair Shaqiri-Hoxha para të pranishmive akuzoi liderët politike shqiptare për mosangazhimin e tyre për të realizuar kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni, duke kërkuar unitet mes tyre për këto çështje.“Jemi dëshmitarë kohëve të fundit, viteve të fundit se Nikolla Gruevski ka marrë ofanziva të njëpasnjëshme sidomos kundër ish pjestarëve të UçK-së dhe zonës së luftës apo përgjithësi shqiptarëve. Parti politike shqiptare që keni qenë në pushtet më parë apo që jeni tash mos na nënçmoni ne edhe veten, se vetveten po e shofim se po e nënçmoni, mos ju frigoni Nikolla Gruevskit, kërkoni dhe luftoni se keni djem çka ju vini mbrapa dhe assesi nuk do të gunjëzohemi”, tha Xhezair Shaqiri, ish komandant i UçK-së.Në këtë ceremoni morrën pjesë edhe ish komandantë dhe ushtarë të tjerë të UçK-së, por munguan krerët e subjekteve politike shqiptare në vend. Mysafirët gjithashtu bënë homazhe edhe në varrezat e dëshmorëve në këtë fshat.Shkëlzen Aqifi