Kjo rrugë që shkurton afërsinë e Kosovës me Shqipërinë, më saktë Durrësin për vetëm 3 orë pritet të përurohet nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi. Rruga e re, shkurton në mënyrë të ndjeshme edhe distancat e transportit në krahasim me rrugët ekzistuese dhe krijon kushte, për një qarkullim me shpejtësi prej 80-100 kilometrash në orë. Sfida më e madhe e infrastrukturës, në 30-vjetët e fundit, Durrës-Kukës pritet të përfundojë një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, më 27 qershor. Parashihet që deri në këtë datë të shfrytëzohet vetëm njëra anë e rrugës pas hapjes së tunelit afro 6 kilometra i gjatë. Ky projekt i ka kushtuar Qeverisë së Shqipërisë më shumë se 1 miliard euro.