Klubi sportiv "RILINDJA" Oslo, ju sjell lajmin më të mirë!

Klubi sportiv "RILINDJA" Oslo, ju sjell lajmin më të mirë!

Klubi Futbollistik Rilindja, informon të gjithë bashkathetarët dhe sportdashësit se, që nga dita e djeshme, KF Rilindja është bërë pjesë e «Grasrotandelen» që nënkupton se, të gjithë ata të cilët luajnë lloto apo tipping, duke e regjistruar KF Rilindja si skuadrën e tyre dhe 5% e shumës që ata shpenzojnë i shkojnë KF Rilindja.
Ky proces është shumë i thjeshtë dhe e vetmja gjë që duhet bërë, komisionerit ku aty luani duhet ti thuhet; «jeg vil at grasrotandelen skal gå til RILINDJA IL, ORGANISASJONS NUMMER: 994 073 001 dhe 5 % automatikisht shkon në favor të klubit shqiptar të futbollit.
Në këtë mënyrë secili prej nesh që luan lloto apo tipping kontribon në mënyrë direkte për klubin e vetëm shqiptar të futbollit.Përndryshe, të hollat të cilat ne i shpenzojmë për këtë qëllim, shpërndahen sipas dëshirës dhe qejfit të Norsk Tipping. Njëherësh, shfrytëzojmë rastin të përshëndesëm të gjithë dëgjuesit e kësaj radioeje të nderuar, merrespekt. KF Rilindja.  
Klubi Futbollistik Rilindja, informon të gjithë bashkathetarët dhe sportdashësit se, ditën e diel, me datë 7 Qershor nga ora 12.00 deri ora 17.00, në fushën e Ekebergut, organizon shkollë futbolli për fëmijët e moshave 6-16 vjet. Të gjithë ata të interesuarit, luten që të bëjnë regjistrimin tek udhëheqësi KF Rilindja, Bujamin Memeti, në nr telefoni: 4135 85 71.
Gjatë kësaj dite, do të organizohen lojra futbolli dhe aktivitete të tjera zbavitëse për të gjithë pjesëmarrësit si dhe do të ofrohen pije dhe ngrënie të ndryshme. Lusim të gjithë bashkatdhetarëve që ti bashkangjiten kësaj iniciative fisnike të klubit tonë të dashur..