Ahmeti i përgënjeshtroi spekulimet se kjo parti do të dalë nga koalicioni qeveritar, me rastin e anulimit të vizitës nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në Maqedoni, për shkak të pritjes së tij vetëm me një ceremoni private.»Koalicioni mes VMRO-DPMNE-së funksionon. Edhe të dy partitë, respektivisht Qeveria punojnë në realizimin e projekteve të cilat i morën si detyrë nga votuesit dhe qytetarët që t’i zbatojnë. Mendoj se as presidenti Sejdiu, as institucionet e Kosovës dhe më gjerë nuk do të pajtoheshin respektivisht nuk do të ishin të interesuar që BDI-ja të braktisë Qeverinë për shkak se kjo nuk është në interes të ngjarjeve dhe të zhvillimit të gjërave jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon», deklaroi sot kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.Ai ka shprehur keqardhje për anulimin e vizitës së presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu në Maqedoni.Lideri i BDI-së, shfaqi shpresën se së shpejti Kosova dhe Maqedonia do të vendosin lidhje diplomatike në nivel të ambasadave. Agjencia gjermane e lajmeve DPA sot njoftoi se BDI është gati të braktisë bashkëqeverisjen me VMRO-DPMNE-në. /INA/PDSH:Ivanov dhe Gruevski lojë të rrezikshme antishqiptare Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka reaguar ashpër lidhur me anashkalimit të presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu nga ana e presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov dhe Qeverisë së Maqedonisë.“Megalomania e qeverisë së Maqedonisë, e me këtë edhe e Ivanovit, i tejkalon përmasat e shqiptarëve të Maqedonisë. Tashmë ky nënçmim ka marë përmasa katastrofale”, ka theksuar shefi i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu.Sipas tij, PDSH kërkon nga Qeveria e Kosovës, Presidenti i Kosovës, Qeveria e Shqipërisë, Presidenti shqiptar, të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të përgjigjen me reciprotet ndaj veprimeve megalomane, dhe në këtë mënyrë të dalin në mbrojtje të identitetit të shqiptarëve, nga kjo lojë e rrezikshme që instalon Gruevski dhe Ivanovi.“Duke marrë parasysh se kjo qeveri veçmë haptas mbron interesat serbe, do të përgjigjem poashtu me një thënie serbe: “Kur nuk ka respekt, duhet të kthehet në të njëjtën mënyrë, e hiç ma pak, gjithashtu nuk do keni respekt. Ne si PDSH apelojmë deri te SHBA-ja dhe BE-ja që të ushtrojnë trysni ndaj Gruevskit dhe Ivanovit që urgjentisht të ndërpresin këtë strategji anti shqiptare.” theksoi Imer Aliu. (INA)Thaçi: Shkupi të largohet nga ndikimi i BeograditKryeministri Hashim Thaçi i bëri thirrje sot Shkupi zyrtar që të largohet nga ndikimi i politikës së mbrapshtë të Beogradit në raport me Kosovën. Thaçi e quajti të drejtë vendimin e presidentit Fatmir Sejdiu për të anuluar vizitën e planifikuar për sot, në IRJ të Maqedonisë. “Ne po investojmë që të kemi raporte shumë të mira si dy shtete të pavarura, sovrane, demokratike dhe me perspektivë të sigurt euroatlantike, edhe për Kosovën edhe për Maqedoninë. Por, Kosova e ka dinjitetin e vet, e ka krenarinë e vet, është shtet i pavarur që i merr vendimet e veta. Ne do të vazhdojmë punojmë që të kemi bashkëpunim të mirë me Maqedoninë, siç e kemi pasur deri më tash”, është shprehur kryeministri Hashim Thaçi, për gazetarët.Ai i bëri këto komente pas takimit që kishte me shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare.“Ky është vendimi më i drejtë, i mundshëm, i presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Është vendim i institucioneve të Kosovës, dhe si i tillë, e ka përkrahjen time të plotë, dhe të vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Definitivisht, Shkupi zyrtar duhet të largohet nga ndikimi i politikës së mbrapshtë të Beogradit në raport me Kosovën”, tha ai, duke e komentuar vendimin e Sejdiut.Ahmeti paraqet qëndrimin për vizitën e SejdiutLideri i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, pritet që sot ta bëj publik pozicionin e tij politik për refuzimin e vizitës se Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, shtetit të Maqedonisë. Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, i ka thënë agjencisë së lajmeve Makfax që Ahmeti do të paraqet qëndrimin e partisë se tij sot në mbrëmje, pasi ai të kthehet nga udhëtimi i tij në Bruksel, ku ishte në një udhëtim zyrtar në BE. Agjencia gjermane e lajmeve DPA, kishte cituar sot mediat lokale, të cilat kishin shkruar të enjten, që koalicion në Maqedoni është zhytur në kriza pasi marrëdhëniet diplomatike në mes të Kosovës dhe Maqedonisë janë në krizë. Anulimi i vizitës se Sejdiu në Maqedoni ka shtyrë BDI-në që të merr në konsideratë koalicionin në pushtet duke ngritur zërin se «ky problem është ipapranueshme dhe skandal i thellë diplomatike në marrëdhëniet e Maqedonisë me shtetin e ri të pavarur”, ka shkruar sot agjencia e lajmeve DPA. IRJM shpreh “keqardhje” për anulimin e vizitësPresidenca e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë ka shprehur keqardhje që presidenti Fatmir Sejdiu anuloi mbrëmë vizitën e paraparë për sot në Shkup.Në një deklaratë për shtyp të presidentit maqedon, Gjorge Ivanov, thuhet mes tjerash se përkundër kësaj marrëdhëniet fqinjësore do të zhvillohen normalisht në të ardhmen.Në një komunikatë për opinion të lëshuar nga Presidenca e Republikës së Kosovës, thuhet se presidenti Sejdiu ka anuluar vizitën e tij, pasi që ndërkohë pala maqedonase e ndryshoi karakterin e vizitës zyrtare. Autoritetet maqedonase kanë deklaruar se presidenti i Kosovës do të pritet të enjten pa ceremoni shtetërore ku do të mungojë garda e presidentit, si dhe flamuri i Kosovës nuk do të ngrihet në shtizë, ashtu siç ndodh me pritjet e tjera ceremoniale.