Shtetasit maqedonas, pa viza në BE nga 1 janari i 2010

Shtetasit maqedonas, pa viza në BE nga 1 janari i 2010

Zv.kryeministri Ivica Bocevski bëri me dije procedurat pas raportit pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Maqedonisë.»Në rastin më pesimist, procesi do të përfundonte në fund të nëntorit, ndërsa në atë optimist kjo pritet të përfundojë në fund të shtatori,t me qëllim që në fillim të vitit të ardhshëm qytetarët e Maqedonisë të udhëtojnë pa viza në vendet anëtare të marrëveshjes së Shengenit”, beri të ditur Bocevski.Të hënën fillojnë konsultimet mes vendeve të BE-se, debat që zgjat deri pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Në fund të qershorit apo fillim të korrikut Komisioni duhet propozojë ndryshime ligjore dhe të rregullativës duke i mundësuar Maqedonisë hyrjen në Shengen. Më pas Parlament Evropian jep opinionin duke i hapur rrugë ratifikimit të vendimit nga Këshilli i Ministrave.I pyetur nëse Greqia mund të pengoj liberalizimin e vizave, Bocevski tha: «Është në interes të Greqisë edhe Maqedonisë që qytetarët e dy vendeve të komunikojnë së bashku, të udhëtojnë në të dyja vendet dhe jo vetëm kjo, madje Maqedonia bëri hap të rëndësishëm duke u mundësuar qytetarëve të Greqisë që të udhëtojnë vetëm më letërnjoftime në Maqedoni”.Maqedonia është e para në procesin e liberalizimit të vizave e ndjekur nga Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa në fund të listës janë Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina. /alsat.tv/