Ronaldos nuk i intereson Reali

Ronaldos nuk i intereson Reali

“Për momentin jam duke menduar vetëm për finalen e Ligës së Kampionëve”, deklaroi Ronaldo për Atena 3. Djajtë e Kuq kanë insistuar se Ronaldo nuk është në shitje, mirëpo nëse Florentino Perez fiton zgjedhjet presidenciale në Madrid, atëherë portugezi do të jetë prioriteti i tij kryesor për afatin kalimtar të verës. Megjithatë, Ronaldo ka theksuar se përpjekjet e Perezit do të jenë të kota. “Jam i sigurt se Perez do të krijojë ekip të fuqishëm në Madrid, por për momentin jam në Manchester United dhe nuk më intereson se çka ndodh atje. Më intereson vetëm ajo që do të ndodhë sezonin e ardhshëm në Manchester United”, shtoi ai. Manchester United takohet me Barcelonën të mërkurën në finalen e Ligës së Kampionëve dhe Ronaldo insiston se ndeshja nuk do të jetë betejë personale mes tij dhe yllit argjentinas, Lionel Messi. “Është përballje e ekipeve. Pa ekipin tim nuk mund të fitoj njësoj si Messi pa bashkëlojtarët e tij. Do të jetë ndeshje, të cilën çdo tifoz e ka ëndërruar”, përfundoi Ronaldo.
«GAZETAEXPRESS.COM»