Haradinaj e vlerëson historike vizitën e Bidenit

Haradinaj e vlerëson historike vizitën e Bidenit

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e vlerëson historike vizitën e Joseph Biden, zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
«Këtë vizitë, e konsiderojmë mbështetje dhe përkrahje për shtetin e Kosovës, dhe në të njëjtën kohë e marrim si një përgjegjësi shtesë për punën e mëtutjeshme në procesin e ndërtimit të shtetit të Kosovës, ku vlerat universale si sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut duhet të jenë udhërrëfyesi i institucioneve dhe shoqërisë së vendit tonë», ka thënë Haradinaj. AAK – siç thuhet në kumtesë – çmon lartë kontributin dhe përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për lirinë dhe në veçanti për përkrahjen e madhe që po e marrim në procesin e shtet-ndërtimit të Republikës së Kosovës.