Njëra ndër këngëtaret më të njohura kosovare, Genta Ismajli, duket se është rikthyer në vendlindjen e saj, Gjilanin, duke u larguar kështu përkohësisht nga Prishtina.
Disa burime të “Express Online”, kanë thënë se ajo po kalon kohë me prindërit e saj përderisa ende nuk dihet se a do të martohet këngëtarja këtë vit apo jo.
Ndërkaq, ajo kishte hedhur poshtë disa spekulime për ndarje që ishin përhapur nëpër media, të cilat kishin ardhur pas një nate kur ajo ishte parë e vetme në klubin “Flirt”, në Prishtinë.
Ndoshta, Genta është rikthyer në familjen e saj për ta bërë “qejzin” gati (pajën) për martesë. Kësaj mund t’i shtohet edhe një koment i saj në një emision të RTV 21 kur ajo është pyetur për dëshirën e saj për vitin 2009:
“Se di bre Lab (prezantuesit të TV 21). A do të martohem në 2009-ën”, ka thënë këngëtarja. GAZETAEXPRESS