Mosprezenca e PDSH-së në inaugurimin e Ivanovit vërteton se PDSH është ndryshe nga të tjerët, ne jemi me popullin pasiqë ai u bojkotua nga shqiptarët më 5 Prill. Të përkujtojmë se Ivanovi në mënyrë masovike u bojkotua nga shqiptarët, vetëm 1% e shqiptarëve dolën që të votojnë.
“Mendoj se sot, u pa sidomos ato shqiptarë që morën pjesë aty ishin në pozicion të mjerushem, tragjik, derisa këndohej himni për Jane Sandanskin, Pitu Gulin, të gjithë rinin gaditu. E dyta ky Ivanovi, fliste me një fjalor shumë të ashpër nacionalist, heronjtë maqedonas, baballarët maqedonas, ardhmëria e maqedonizmës e kështu me radhë. Kjo ishte një politikë shumë e gabueshme dhe ju premtoj se shumë shpejt këto nocione do prodhojnë nocione tjera, heronjtë shqiptarë, tokat shqiptare, baballarët e kombit shqiptarë e kështu me radhë. Është politikë e gabueshme, megjithatë ne momentalisht e kemi këtë forcë të veprimit demokratik, të japim sinjale se kjo është gabim. Është e turpshme, në të ardhmen do të jetë shumë fatale për ta politikisht. Të mos mendojnë se populli nuk i di gjërat” – theksoi Kryetari i PDSH-së, z. Thaçi