Kërkohet Presidenti

Kërkohet Presidenti

 
idhja Demokratike e Kosovës, më shumë se kurrë, po e ndjenë nevojën e Liderit të saj, për ta drejtuar në procesin e reformimit.Tash kur zgjedhjet lokale po afrojnë, anëtarë të Kryesisë së LDK-së po kërkojnë me ngulm ndihmën e Fatmir Sejdiut, i cili për shkak se mban postin e Presidentit, nuk po mund ta ushtrojë postin e tij të Kryetarit të LDK-së.Në mbledhjen e fundit, Astrit Haraqija ka kërkuar një takim të Kryesisë me Presidentin, qoftë ai edhe takim joformal.“Është koha e fundit që Presidenti Sejdiu t’i kapë gërshërët në dorë”, ka thënë Haraqija për Express, të enjten.“Unë kam kërkuar që në takimin e ardhshëm të Kryesisë të jetë i pranishëm edhe Kryetari i partisë. Aty duhet të diskutojmë, duhet t’i qesim kornizat e ecjes së mëtutjeshme të LDK-së. Nëse është e pamundur një takim zyrtar, atëherë ky mund të jetë edhe takim joformal”, ka shtuar Haraqija, i cili pas gjashtë muajsh të mërkurën mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së.Sipas tij, LDK-ja duhet ta kthejë fuqinë e dikurshme. “Në këtë rrugë mund të na ndihmojë Kryetari Sejdiu”, ka thënë Haraqija.“LDK-ja duhet ta çajë polin PDK-AAK. Kjo është në të mirë të vendit. Kosova ka nevojë ende për LDK-në”, ka shtuar ai.Por, Nënkryetari i Parë i LDK-së, Eqrem Kryeziu, ka hedhur poshtë deklaratat e Astrit Haraqisë që në mbledhje të Kryesisë është kërkuar që Kryetari Sejdiu të ndihmojë në procesin e reformimit. “Nuk është e vërtetë që është kërkuar që Presidenti Sejdiu të marrë pjesë aktivisht në kryesinë e LDK-së”, ka thënë Kryeziu për Express.Sipas tij, më shumë bëhet fjalë për një kërkesë të anëtarëve të Kryesisë të cilët ka kohë që nuk e kanë takuar Presidentin. “Problemi është se anëtarët e Kryesisë, as si President nuk kanë mundësi që të rrinë me të. Kjo është çështja. Tash problemi është se a mundet me na pranu ai apo në çfarë forme do të na pranojë….”, ka shtuar Kryeziu. Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express.