Fondi Monetar Ndërkombëtar zyrtarizon anëtarësimin e Kosovës

Fondi Monetar Ndërkombëtar zyrtarizon anëtarësimin e Kosovës

Kjo informatë është paraqitur mbrëmë në sajtin e këtij institucioni financiar. Këshilli Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar të premten ka verifikuar votimin e Këshhilit të governatorëve që Kosovës t’i ofrohet anëtarësimi. Kosova bëhet (edhe zyrtarisht) anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar në çastin kur përfaqësuesi i saj i autorizuar në Uashington nënshkruan dispozitat e marrëveshjes./rel/