Gripi që shkakton virusin H1N1 mbërriti në Kubë, në Finlandë dhe në Tajlandë, ndërsa në 33 vende të botës janë infektuar gjithsej 6.000 persona, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).Sipas të dhënave më të reja të OBSH-së, të cilat janë më të vonshme se raportet nacionale, por konsiderohen më të besueshme, numri i të infektuarve është rritur në disa vende, duke përfshirë edhe Spanjën, Britaninë e Madhe, Panamanë, Guatamalën dhe Kolumbinë.Virusi i zbuluar paradokohe ka vrarë së paku 56 persona në Meksikë, tre në SHBA, dhe nga një në Kanada dhe Kostarikë